Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRFLÁKI vep., ~A, ~UR kal. 1. E djeg me flakë, i jap flakë, e mbuloj me flakë (një vend etj.). Rrufetë e përflakën pyllin. Zjarri përflaku kodrat me ullishte.
2. E përcëlloj në flakë diçka, e përzhit. E përflaku.
3. fig. I jap një ngjyrë të kuqe të ndezur si të flakës, e përskuq, e ndez. Agimi përflaku qiellin. Rrezet e diellit përflakën retë e bardha. Perëndimi përflaku liqenin.
✱Sin.: djeg, përcëlloj, skuq, përflakoj, thek, përzhis, përskuq, ndez, përndez.
►PËRFLÁK/EMI jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Digjet me flakë, merr flakë, mbulohet nga flakët. U përflak pylli. U përflak magazina. 2. fig., vetv. Marr një ngjyrë të kuqe…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRFLÁK/ETII jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e PËRFLÁKII.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFLAKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET PërflakjeI.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFLÁKJ/E,~AI f. 1. Veprimi kur përflak ose kur përflakem. Përflakja e qiellit. Përflakja e fytyrës.2. Gjendja pasi përflak a pasi përflakem. Shirat fikën përflakjen e malit.✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFLÁKJ/E,~AII f. Veprimi kur e hedh tutje, kur e flak diçka.✱Sin.: flakje, hedhje, vërvitje, fluturim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFLAK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. PërflakI.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFLÁKTË (i, e) mb. 1. Që digjet e bën flakë, i zjarrtë e shumë i ndritshëm. Dielli i përflaktë. 2. Që lëshon vezullime me një ngjyrë të kuqe të ndezur si të flakës, flakërues. Rr…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFLÁKUR (i, e) I mb. 1. Që është përflakur, që është mbuluar nga flakët. Çamëria e përflakur. 2. Që është përndezur a përskuqur; që ka marrë një ngjyrë të kuqe si të flakës.✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFLÁKUR (i, e)II mb. Që është flakur tej, i hedhur tutje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFL/ÁS vep., ~ÓLA, ~ÓLUR kal. 1. Flas keq për dikë, e marr nëpër gojë, flas prapa shpine, e përgojoj. I përflitnin gojët e liga. E shanë dhe e përfolën. Le të flasin e të përflas…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë