Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRFITÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përfitoj kur përfitohet diçka. Mënyrë përfitimi.
2. Diçka e vlefshme që nxjerrim nga një veprimtari, nga një punë, nga marrëdhëniet me dikë etj., fitimi material a shpirtëror që kemi nga diçka, dobi. Përfitime materiale. Përfitim moral. Për përfitime shoqërore (vetjake). Nxjerrin përfitime të mëdha. Nuk pati asnjë përfitim.
✱Sin.: fitim, dobi, grat, fryt, leverdi, prokopi, hair, fruq, fajde, avantazh, duk, e mirë.
PËRFITÍMSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që jep të ardhura, që jep fitime, i leverdishëm; që sjell dobi, i dobishëm. Punë e përfitimshme.✱Sin.: fitimprurës, i leverdishëm, i dobishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRFIT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Nxirret një fitim material ose shpirtëror nga dikush a nga diçka, fitohet diçka e vlefshme, ka dobi. 2. vetv. Përftohet diçk…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. 1. Nxjerr një fitim material ose shpirtëror nga dikush a nga diçka, fitoj diçka të vlefshme, kam dobi. Përfitojnë nga përvoja e të tjerëv…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFITÚAR (i, e) mb. 1. Që ka përfituar. Doli i përfituar.2. Që është përfituar. Varietet i ri gruri, tashmë, i përfituar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFITÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që nxjerr një fitim nga një veprimtari a nga diçka tjetër, ai që përfiton. 2. Ai që shfrytëzon në mënyrë të padrejtë dikë a diçka për të nxjerrë fi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFITÚES,~E mb. 1. Që nxjerr një fitim nga një veprimtari a nga diçka tjetër, që përfiton. Njerëz përfitues. 2. Që shfrytëzon në mënyrë të padrejtë dikë a diçka për të nxjerrë fit…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFITÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që nxjerr një fitim nga një veprimtari a nga diçka tjetër, ajo që përfiton. 2. Ajo që shfrytëzon në mënyrë të padrejtë dikë a diçka për të nxj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFITÚESHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i përfitueshëm; vetia e diçkaje që është e përfitueshme.2. Përfitim. Ndryshimet në përfitueshmëri. Bonot dhe obligacionet kanë përfitueshmëri shumë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFITÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përfitohet. Informacion i përfitueshëm tërthorazi. Pension i përfitueshëm para kohe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë