Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRFÍK vep., ~A, ~UR kal. 1. Spërkat me ujë, njom pak, e bëj diçka të lëmekur. Përfikin rrobat (kur hekurosin). 2. Ter pak, fikat, përfiktoj.✱Sin.: fikat, spërkas, stërpik, ter, th…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRFÍK/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Fillon të teret, thahet paksa, fikatet, përfiktohet. U përfikën rrobat në tel. U përfik toka. U përfikën drutë mbi sobë. 2. pës.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÍKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur përfik ose kur përfiket diçka.✱Sin.: fikatje, përfiktim, stërpikje, terje, tharje, përtharje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFIKTÍM,~I m. Veprimi kur përfiktoj ose kur përfiktohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFIKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ter pak, thaj, fikat. Përfiktoj paksa këmishën.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFIKTÚAR (i, e) mb. Që është përfiktuar. Tesha të përfiktuara. Flokë të përfiktuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÍKUR (i, e) mb. Që është përfikur. Plagë e përfikur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë