Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRFAQËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Veproj i ngarkuar nga një shtet, nga një organizatë, nga një grup njerëzish etj. për të mbrojtur pranë dikujt të drejtat dhe interesat e tyre, jam përfaqësues i një shteti, i një organizatë etj. Përfaqëson shtetin shqiptar.
2. Shpreh dëshirat, vullnetin, mendimet etj. të një grupi të madh njerëzish. Përfaqëson vullnetin (dëshirat) e popullit. Përfaqëson pikëpamjet (ideologjinë) e forcave revolucionare.
3. kryes. v. III Paraqitet me disa veti a cilësi të caktuara, është i tillë. Konkurruesi përfaqësoi vlerat kombëtare.
4. E paraqit diçka në mënyrë të qartë e të dukshme; nxjerr në pah tiparet themelore të një veprimtarie. Vepra që përfaqësojnë mirë artin tonë (mendimin tonë shkencor).
✱Sin.: paraqes, paraqis, shpreh.
PËRFÁQ vep., ~A, ~UR kal. Shfaq, shpërfaq. Përfaqi mendimet (projektet) e veta.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÁQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mbulesë, fillore, fillak. E mbuloi me përfaqe. I hodhi përfaqen nga gjunjët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÁQE ndajf. 1. Në mënyrë të dukshme, sheshit. Ia tha (ia nxori) përfaqe. 2. Përballë, përkundrejt. Shtëpia përfaqe. 3. fig. Sa për t’u dukur, në mënyrë jo të çiltër, sa për sy e…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÁQE parafj. Përballë (dikujt a diçkaje). Përfaqe shtëpisë.✱Sin.: përballë, përkundrejt.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRFÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Shfaqem, shpërfaqem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÁQEZ ndajf., bised. Ballafaqe, përfaqe, faqeza. Ia tha përfaqez.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÁQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Shfaqje, shpërfaqje, shpalosje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÁQTË (i, e) mb. 1. Që bëhet sa për t’u dukur a sa për të kaluar radhën. Punë e përfaqtë. 2. Që paraqitet nga jashtë si kryesori, por që s’është i tillë, i jashtëm, i dukshëm. S…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÁQUR (i, e) mb. Që është përfaqur, i shfaqur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRFÁQËS,~I m. sh. ~, ~IT libr., vjet. Përfaqësues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë