Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRDR/ÉDH vep., ~ÓDHA, ~ÉDHUR kal. 1. Dredh një fill a diçka tjetër si fill, duke e rrotulluar rreth vetes; dredh dy a më shumë fije së bashku, dredh fort; kund. shpërdredh. Përdredh fijet (telin). Përdredh çipin e shamisë.
2. I jap trajtë të lakuar a të valëzuar ose të rrumbullakët diçkaje që është e drejtë, e bëj me dredha, e bëj dredha-dredha. Përdredh flokët. Përdredh mustaqet.
3. Rrotulloj me forcë një gjymtyrë a një pjesë të trupit; nxjerr nga vendi një gjymtyrë kur rrëzohem, ndrydh. Ia përdrodhi krahun. Përdrodhi dorën (këmbën).
4. Rrotulloj e lakoj në drejtime të ndryshme, tund e lëviz (për trupin etj.). Përdredh trupin (belin). Përdredh vithet.
5. I jap disa dridhje të caktuara, e ul dhe e ngre shpejt; e dredh (për zërin). Përdredh zërin.
6. fig., bised. I sjell vdekjen, e vdes. E përdrodhi sëmundja (tuberkulozi).
✱Sin.: dredh, ndrydh, vdes, rrufshoj, spërdredh, lakoj, valëzoj, rrumbullakoj, rrotulloj, shtrydh, ndërlik, shtrembëroj.
♦ Përdredh (tharton, mbledh, rrudh, shtrembëron) *buzët (dikush). E përdredh (e dredh) *fjalën (dikush). Përdredh (tharton, rrudh, mbledh, shtrembëron) *hundën (dikush). Ia përdrodhi *kokën (kryet) (dikujt) përb. Ia përdrodhi kryet (*kokën) (dikujt). Ia përdrodhi *qafën (zverkun) (dikujt) përb. E përdrodhi (e drodhi) *qafën (dikush) përb. Përdredh *vithet (dikush) keq. vulg.
PËRDREDHÁN,~E mb. 1. Që përdredh trupin shumë kur ecën. 2. fig. Dredharak, dinak. Njeri tepër përdredhan. 3. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Grua (vajzë) përdredhane.✱Si…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDRÉDHAS,~E ndajf. Duke u përdredhur. Mos më fol përdredhas! Nuk u ikën përdredhas debateve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDREDHÁÇ,~E mb. 1. Përdredhan.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDRÉDH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Filipendula vulgaris, Filipendula hexapetala, Spiraea filipendula, Ulmaria filipendula) Kulpër.2. të pathjeshta për disa lloje përdredhas…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDRÉK vep., ~A, ~UR 1. jokal. Shkoj në shtëpi për të ngrënë drekë a për të kaluar vapën në verë. 2. kal. Bie bagëtinë në shtëpi për të kaluar vapën e drekës a të mesditës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRDRÉK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ha drekë në shtëpi a kaloj vapën e drekës në shtëpi. 2. pës. e PËRDRÉK.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDRÉQ (i, e) mb. Përdreqan, shejtan, i prapë. Rrogëtari kish qenë njeri i përdreq.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDREQÁN,~E mb., fig. 1. Që është i djallëzuar, shejtan. 2. Që është i mbrapshtë, i prapë. Djalë përdreqan.3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.✱Sin.: i djallëzuar, shejt…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDREQÍM,~I m. Përdreqnim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDREQ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. Përdreqnoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë