Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRDHÉ,~U m., bised. Përdhes, reumatizëm, ngërç.
PËRDHÉ ndajf. 1. Mbi sipërfaqen e tokës; përtokë. Bie përdhe. Ulem (shtrihem) përdhe. U shtri përdhe. E përplasi përdhe. E shtroi përdhe.
2. Në drejtim të tokës, poshtë. Shikonte përdhe. Uli sytë përdhe. Edhe në majë të arrës të jesh, shikon përdhe. (fj. u.).
✱Sin.: përtokë, shesh, poshtë.
♦ Po bie *dielli përdhe (diku). Të bie *hunda përdhe (diku). I ra *hunda përdhe (dikujt) tall. Më ra *maja e gjuhës përdhe. S’bie përdhe (diçka) është mall i mirë e shkon shumë, e blejnë të gjithë e nuk ka më. Mos të rëntë *shpina përdhe (përtokë)! ur. Me *faqe përdhe (në dhe). E hodhi përdhe (dikë) e përplasi përtokë si shakull dikë; e mundi, e mposhti. S’e lë të bjerë përdhe (përtokë) (dikë a diçka). 1. Nuk lë t’i shpëtojë nga duart dikush a diçka e mirë ose e dobishme, e kap dhe e bën për vete menjëherë; s’e lë të bjerë në shesh. 2. E mbron dikë a diçka me këmbëngulje dhe nuk lë që ta përçmojnë, ta zhvlerësojnë e ta ulin. I mban sytë përdhe (dikush) ka turp, i vjen turp; i mban sytë poshtë; e mban kokën poshtë; kund. s’i skuqet faqja (dikujt). Përpjek (përplas) *këmbët (përdhe) (dikush). *Prush përdhe (përtokë, në hi). Me *shpinë përdhe (në tokë). Shtie (rrëzon) *hënën përdhe (dikush).
PËRDHÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e poshtme e drunjtë e parmendës, që hyn në tokë e ka në majë plorin, pllaz.2. Gjarpër.✱Sin.: pllaz, bollëz, shkëmb, gjarpër.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDHÉ/J vep., ~VA, ~RË kal. Mbath me dhe rrënjët e misrit a të një bime tjetër kur e prashit, mbush. Misrin e përdhenin që në prashitjen e parë.✱Sin.: mbush, mbath, prashit, shato…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDHÉL vep., ~A, ~UR kal. E mashtroj dikë duke i bërë lajka, ia marr mendjen a e gënjej me të mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDHÉM/Ë (i), ~E (e) mb. I mbathur me dhe te rrënjët, i përdherë. Misër (fidan) i përdhemë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDHÉRË (i, e) mb. Që është përdherë; kund. i papërdherë. Pambuk (misër) i përdherë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDHÉS,~II m., mjek. Sëmundje që shfaqet me pezmatim të kyçeve e të mishrave, me dhembje e me dridhje, reumatizëm; cermë. E ka zënë përdhesi. I dhembin kyçet (këmbët, duart) nga p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDHÉS,~III m., euf. Gjarpri, përdhec.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDHÉS,~IIII m. Pjesa e drunjtë e parmendës që mbështetet në dhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDHÉS,~E mb. 1. Që ndodhet a ngrihet ngjitur me tokën a me truallin, që është në një rrafsh me tokën; përtrollës.2. Që është me një kat të vetëm (për një shtëpi a ndërtesë). Shtë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDHÉS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shtëpi përdhese; dhomë përdhese. Banonte në një përdhese. Shkuan nga përdheset në shtëpitë me shumë kate.✱Sin.: përtrollëse, mëdhese, plevicë, pat, një…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë