Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRDERISÁ lidh. 1. Derisa, meqë; për arsye se... (në fjali shkakore). Përderisa nuk erdhi, do të ketë pasur punë. E kuptova se ishte i zënë, përderisa nuk përgjigjej.
2. Derisa, gjatë kohës që... (në fjali kohore). Përderisa luftonin, gëzonin përkrahjen e masave. Përderisa ekziston prona private, ekziston edhe burimi i luftës së klasave.
✱Sin.: derisa, meqenëse, meqë, kur.
PËRDÉR vep., ~A, ~UR jokal. Lyp andej e këtej, kërkoj derë me derë, përderem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDERÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Përderës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDERÁK,~E mb. Përderës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDÉRDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh me vrull e me shumicë mbi dikë a mbi diçka. Derdhi e përderdhi shpifje të pambarim. 2. Zbraz me vrull e me forcë një ndjenjë. E përdershi zemëri…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRDÉR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Lyp andej e këtej, kërkoj derë me derë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Përderje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDÉRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur përderem.2. Lypësi, lypje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. Përder.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDÉRUR (i, e) mb. Përderës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDÉRËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që lyp derë me derë, lypës.✱Sin.: lypës, lypsar, përderacak, përderak, rrugaç, përtac.♦ Ti *lypës e unë përderës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë