Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRDËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Kam mëshirë, ndiej dhembje në zemër për dikë, e mëshiroj.
2. I shkoj dikujt për ngushëllim, i vete për kryeshëndoshë, e ngushëlloj.
✱Sin.: mëshiroj, ngushëlloj, mallëngjej.
►PËRDËLL/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Gjej ngushëllim, ngushëllohem; më pushon dhembja që ndiej në zemër për dikë a për diçka. Qante dhe s’përdëllehej dot. 2. pës. e PËRDËL…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDËLLESTÁR,~E mb., lart. 1. I mëshirshëm, i dhimbshëm. Njeri përdëllestar. 2. Që ngushëllon, ngushëllues. Keqardhje përdëllestare. Fjalë përdëllestare. 3. si em. m. e f. Sipas ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDËLLÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përdëllim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përdëllej ose kur përdëllehem. 2. Dhembshuri, mëshirë. Nuk kërkonin përdëllim. 3. Ngushëllim.✱Sin.: mëshirim, mëshirë, ngushëllim, dhembs…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDËLLIMTÁR,~E mb. 1. I mëshirshëm, i dhimbshëm. Njeri përdëllimtar. Mëmë përdëllimtare. 2. Që shpreh përdëllim. Fytyrë përdëllimtare.✱Sin.: përdëllestar, i mëshirshëm, i dhembshu…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDËLLIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është i mëshirshëm a i dhembshur. 2. Ai që ngushëllon, ngushëllues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDËLLÝER (i, e) mb. 1. I mallëngjyer, i prekur në zemër. Shikonte i përdëllyer. 2. Që shpreh mallëngjim. Fliste me zë të përdëllyer.✱Sin.: i mallëngjyer, i prekur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDËLLÝES,~I m. sh. ~, ~IT Mallëngjyes, mëshirues. Ishte i drejtë, përdëllyes dhe filantrop, bujar dhe mbrojtës i objekteve të kultit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDËLLÝES,~E mb. Mallëngjyes, mëshirues.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRDËLLÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Mallëngjyese, mëshiruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë