Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRC/JÉLL vep., ~ÓLLA, ~JÉLLË kal. 1. Gëlltit, kapërdij. Përcjell kafshatën (pështymën). Përcjell ushqimin. E përcolli barin (ilaçin) me ujë.
2. Shkoj së bashku me dikë në një vend, eci një copë rrugë me të për ta shoqëruar, e çoj deri në vendin ku do të vejë për ta nderuar, për t’i treguar rrugën, për ta mbrojtur, për ta ndihmuar kur ka nevojë etj.; shoqëroj. E përcolli shokun (mikun) deri te porta. E përcjell fëmijën çdo ditë në kopsht. E përcolli të sëmurin në spital (në ambulancë). E përcolli deri në aeroport (në terminalin e trageteve). S’të përcjell dot se jam i zënë.
3. Dal te vendi ku niset dikush për ta përshëndetur e për t’i uruar rrugë të mbarë, rri me të deri sa të niset. Përcollën aksionistët. E përcolli në aeroport. I përcollën me këngë. Kishte dalë për ta përcjellë.
4. E nis dikë për në një vend, e dërgoj diku me dëshirë e me dashuri. E përcolli djalin student. Nënat i përcollën fëmijët e vegjël te furgoni i shkollës.
5. E ndjek me diçka, e shoqëroj, bëj në të njëjtën kohë diçka tjetër. E përcillte me sy. Tingujt e muzikës përcillnin lëvizjet e gjimnastëve. Krisma e pushkëve përcillte thirrjet për sulm.
6. muz. Shoqëroj me një vegël një këngë a një pjesë tjetër muzikore. Përcjell me lahutë (me sharki). Përcjell me kitarë (me piano).
7. E kaloj diçka te një tjetër, ia jap atij, e çoj te një tjetër; përçoj (edhe fig.). Ia përcolli topin lojtarit tjetër (sport.). E përcolli topin me kokë (sport.). Kërkesën (shkresën) e përcollën në ministri. Përcolli porositë (udhëzimet) e dikujt.
8. fiz., elektr., vet. v. III Është përçues i mirë i rrymës elektrike, i nxehtësisë etj., përçon. Bakri (alumini) përcjell elektricitetin dhe nxehtësinë.
9. bised. E largoj dikë me fjalë a me premtime pa i mbaruar punë, nuk ia plotësoj kërkesën, e shtyj. E përcolli me llafe (me fjalë të bukura, me premtime). E përcolli pa i bërë gjë (pa i mbaruar punë).
10. E largoj me marifet dikë që nuk e dua.
✱Sin.: gëlltit, shoqëroj, çoj, përçoj, nis, ndjek, kapërdij, shtyj, shkoj, kapërcej, dërgoj, kaloj, jap, shpie, tejçoj, sorollat.
♦ *Pret e përcjell (dikush).
PËRCJELLÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Përcjellje. 2. Përcjellë; shpurë që përcjell një personalitet etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përcjell dikë apo diçka ose kur përcillem. Përcjellja e miqve (dasmorëve). Pritje dhe përcjellje. 2. Mënyra si e përcjellim një shok, n…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCJELLÓR,~E mb. 1. Që përcjell, përcjellës. Humbja përcjellore e dëgjimit ndodh kur tingulli nuk arrin të përcillet nga veshi i jashtëm në veshin e brendshëm.2. gjuh. Që ka të bë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCJELLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Një nga trajtat e pashtjelluara të foljes, e cila formohet nga pjesorja me pjesëzën duke dhe tregon rrethanat që shoqërojnë veprimin e foljes …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCJÉLL/Ë,~A f., përmb. Ata që i shkojnë prapa një njeriu të shquar dhe e shoqërojnë kur shkon diku, shpurë.✱Sin.: shpurë, suitë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCJÉLLË (i, e) mb. I shoqëruar. Ishte i përcjellë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCJÉLLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që përcjell dikë në një pjesë të rrugës ose në një vend për ta nderuar, për t’i treguar rrugën, për ta mbrojtur, për ta ndihmuar në rast nevoje et…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCJÉLLËS,~E mb. 1. Që përcjell dikë në një pjesë të rrugës ose në një vend, shoqërues. Rojë përcjellëse. 2. Që shpie a dërgon nga një vend në një tjetër; përçues (edhe fig.). 3. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCJÉLLËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që përcjell dikë në një pjesë të rrugës ose në një vend për ta nderuar, për t’i treguar rrugën, për ta mbrojtur, për ta ndihmuar në rast nevo…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCJELLËSÍ,~A f., fiz. Veti përcjellëse e një lënde; përcjellshmëri, përçueshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë