Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÉRÇ/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Balluke. Preu perçen.
2. vjet. Tufë flokësh të gjatë që linin burrat në majë të kokës. Djalë (burrë) me perçe të zezë (me perçe të artë).
3. Flokë tepër të gjatë e të lëshuar mbi supe (për burrat). Krihte perçen. E ka lëshuar perçen.
4. Tufë qimesh të gjata që kanë disa kafshë në qafë; jelja e kalit, krifë. Perçe e zezë (e bardhë, e gjatë). Perçja e kalit (e luanit). Tundi (shkundi) perçen.
5. Xhufka e misrit.
✱Sin.: balluke, kreshtë, cullufe, jele, krifë, xhufkë.
PËRCÉL,~I m. Tepë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRC ndajf. Pa qëndruar në një vend (zakonisht për një fëmijë). Përc këtu e përc atje, nuk të zë bytha vend!
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÁLL vep., ~A, ~UR kal. 1. I afroj viçin lopës sa t’ia kapë pak gjirin që të lëshojë qumështin për ta mjelë. Lopa s’milet pa e përcallë. 2. fig. Marr me të mirë dikë, e përkëdhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÁT vep., ~A, ~UR 1. kal. Ngacmoj për gjëra të vogla; picat. Përcat herë njërin e herë tjetrin.2. jokal. Zhurmoj.✱Sin.: ngacmoj, bezdis, picat, cakërroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÁÇ,~E mb. Që përcat, ngacmues, picatës. Fëmijë përcaç.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÍK vep., ~A, ~UR kal. E cik a e prek lehtas. E përciku në flokë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PË́RCKË mb. Gjaknxehtë. Grua përckë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Përcëllak, përce. 2. fig. Njeri që kërcen menjëherë, njeri që nxehet shpejt, përce.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÚK,~U m. Një lloj bari, që është i blertë dimër e verë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÚK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Parukë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë