Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRCÁLL vep., ~A, ~UR kal. 1. I afroj viçin lopës sa t’ia kapë pak gjirin që të lëshojë qumështin për ta mjelë. Lopa s’milet pa e përcallë.
2. fig. Marr me të mirë dikë, e përkëdhel. Do përcallur vazhdimisht fëmija.
3. fig. I ha a ia marr dikujt ca nga ca paratë, mallin, pasurinë që ka; e mjel dikë. E përcalli mirë e mirë.
✱Sin.: përkëdhel, mjel.
►PËRCÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Përkëdhelem. Si shumë po përcallesh!2. pës. e PËRCÁLL. Përcallet nga shokët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÁLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e përcall ose kur përcallem. Përcallja e lopës. 2. Përkëdhelje.3. fig. Marrje pak nga pak e pasurisë së dikujt.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÁLLUR (i, e) mb. 1. I mëndur. Viç i përcallur.2. fig. I përkëdhelur. Fëmijë i përcallur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÁLLUR,~IT (të) as. Përcallje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCALÍS vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III I vjen koha për ndërzim (për demin), përcaliset. Përcalis demi. Përcalis lopa.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRCALÍS/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Vjen në kohë për t’u ndërzyer (lopa).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCALÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vjen në afsh për t’u ndërzyer lopa ose kur bëhet gati për ndërzyer demi. 2. Koha për t’u ndërzyer lopa.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCALÍSUR (e) mb. f. Që është në afsh për t’u ndërzyer (për lopën). Mështjerrë e përcalisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë