Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRCAKTÚAR (i, e) mb. 1. I vendosur brenda kufijsh të prerë; i llogaritur me përpikëri; që është në një masë ose sasi të pandryshueshme; kund. i papërcaktuar. Vend i përcaktuar. Vleftë (sasi) e përcaktuar.
2. Që dihet mirë se ku arrin, i llogaritur mirë që më parë. Qëllime të përcaktuara. Detyra të përcaktuara.
3. Që nuk lë vend për keqkuptime, i qartë, i shkoqur; i palëkundshëm. Qëndrim i përcaktuar. Veprime të përcaktuara.
4. gjuh. Që është gjymtyra kryesore a drejtuese në një fjalë të përbërë dhe përcaktohet nga gjymtyra tjetër; kund. përcaktues. Gjymtyra e përcaktuar.
✱Sin.: i caktuar, i mirëcaktuar, i mirëpërcaktuar, i qartë, i shkoqur, i kushtëzuar, i mirëllogaritur, i saktësuar, i pandryshueshëm, i parashikuar, i palëkundshëm, i dhënë.
PËRCAKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Caktoj a gjej me përpikëri diçka, kur e njoh mirë nga të dhënat që kam për të, nga tiparet dalluese etj. Përcaktoj moshën (periudhën, datën, epokën) e... Përcaktuan diagnozën.
2. Marr vendim për diçka, pasi mendoj dhe i vlerësoj mirë rrethanat e mundësitë, vendos; i vë vetes a dikujt tjetër një detyrë etj. Përcaktoi rrugët e zgjidhjes. Përcaktuan masa (detyra) konkrete.
3. Llogarit mirë e gjej madhësinë, përmasat a vlerën e diçkaje; llogarit dhe vendos sasinë, masën ose vendin e diçkaje; caktoj diçka pasi e mendoj mirë. Përcaktoj sipërfaqen ndërtimore. Përcaktoj lartësinë e duhur. Përcaktoj vlerën e punës. Përcaktuan vëllimin e punimeve.
4. Sqaroj diçka që ishte e errët, e panjohur, e lëkundshme etj..
5. Caktoj qartë mënyrën e një veprimi, një qëndrim etj. Kërkohej të përcaktonin qëndrimin e tyre.
6. vet. v. III Sjell drejtpërdrejt diçka, është kusht vendimtar për lindjen, zhvillimin ose plotësimin e diçkaje, kushtëzon. Forcat që përcaktuan fitoren. Kompjuterizimi përcakton zhvillimet bashkëkohore.
7. Përkufizoj. Përcaktoj kuptimin e një fjale.
8. gjuh., vet. v. III Shënon një tipar, një cilësi a një veti të një gjymtyre të fjalisë ose të një fjalie tjetër. Fjali e varur që përcakton fjalinë kryesore.
✱Sin.: caktoj, vendos, vë, kushtëzoj, përkufizoj përvijoj, dalloj, syzoj, saktësoj, vlerësoj, llogaris, mas, çmoj, sqaroj.
PËRCAKÓHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është për ca kohë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCÁKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I rrumbullakët.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCAKTÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Përcaktim.2. Saktësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përcaktoj ose kur përcaktohet diçka. Përcaktim i përpiktë. Përcaktimi i orareve të fluturimit. Përcaktimi i vendparkimit (vendqëndrimit).…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCAKTIMÓR,~E mb. Përcaktues. Kriter përcaktimor. Program përcaktimor. Sistemi përcaktimor i kodit të lëvizjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRCAKT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Vjen nga një shkak i drejtpërdrejtë, varet në mënyrë vendimtare nga disa kushte ose rrethana të caktuara, kushtëzohet. Pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCAKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Caktoj a gjej me përpikëri diçka, kur e njoh mirë nga të dhënat që kam për të, nga tiparet dalluese etj. Përcaktoj moshën (periudhën, datën, epo…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCAKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. mat. Shprehje matematike që ndihmon për të nxjerrë më thjesht dhe më shkurt disa rregulla për zgjidhjen e barazimeve të shkallës së parë. Përcaktor k…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCAKTÓR,~E mb., gjuh. 1. Që ka të bëjë me përcaktorin; që shërben si përcaktor; që përcakton. Marrëdhënie përcaktore. 2. Që lidhet me përemra a me ndajfolje lidhore dhe tregon në…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCAKTÚES,~E mb. 1. Që luan një rol kryesor a vendimtar në një punë, në një veprimtari etj. Faktor përcaktues. Ndikim përcaktues. Roli përcaktues i mjedisit (i njeriut, i kuadrit)…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë