Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRCËLLÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Kulaç i hollë me miell gruri ose misri, i zënë me ujë të ftohtë dhe i pjekur në hi a në zjarr me flakë.
2. Zjarr me flakë, që ndizet e shuhet shpejt; zjarr me kashtë ose me shkarpa të holla e të thata, që bëhet zakonisht sa për të përcëlluar diçka (një pulë, këmbët e bagëtive për paçe etj.). Ndezëm një përcëllak për të ngrohur pak duart. E përflaku në përcëllak.
3. fig. Njeri i thatë dhe i dobët, që ka marrë një ngjyrë të hirtë në fytyrë. Fëmijë përcëllak.
PËRCËLLÁK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. Bimë barishtore rreth një metër e lartë, me kërcell të fortë, të drejtë e të degëzuar sipër, gjethet e së cilës janë të vogla e të mprehta si ato të mërsinës dhe kërcasin kur digjen në zjarr; përce. Kërcet si përcëllaku në zjarr.
2. fig. Njeri që nxehet shpejt e kërcen menjëherë. Hidhet e s’pritet përcëllaku!
3. si mb. Sipas kuptimeve të emrit.
PËRCËLLÁN,~E mb. 1. Që e ka fytyrën të përcëlluar nga dielli. Burrë përcëllan. Grua përcëllane. 2. Që e ka fytyrën të rreshkur e si të djegur; i dobët.3. si em. m. e f. Sipas kupti…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCËLLÍM,~I m. 1. Veprimi kur përcëlloj ose kur përcëllohem. Përcëllimi në zjarr (në flakë).2. Djegie, përzhitje. Përcëllimi e pulës. Përcëllimi i vetullave. 3. Përvëlim. Përcëlli…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zjarr që ka rënë në një pyll.2. Zjarr i madh me flakë që të përcëllon. Digjej në përcëllimë. 3. Pyll, në të cilin ka rënë zjarr dhe kanë mbetur aty…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCËLLÍN/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Përcëllimë. Bëje dru në përcëllinë, moj Maro moj Marinë (folk.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCËLLÍT vep., ~A, ~UR kal. Përcëlloj në zjarr, përzhit, përdjeg. Përcëlliti bishtin e sëpatës (bishtin e lopatës). Përcëlliti vetullat (flokët). Përcëlliti duart (këmbët).
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRCËLLÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e PËRCËLLÍT.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCËLLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përcëllit ose kur përcëllitem.2. Gjendja kur përcëllit ose kur përcëllitem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Djeg pak diçka në anën e jashtme a në sipërfaqe, e përzhit sipër flakës ose në zjarr, përdjeg. Përcëlloj pulën e vë pulën mbi flakë, pasi e shpu…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCËLLÚAR (i, e) mb. 1. Që është djegur pak në anën e jashtme a në sipërfaqe, që është përcëlluar, i përzhitur. Bukë e përcëlluar. Me vetulla të përcëlluara. 2. tekst. Që është dj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRCËLLÚES,~E mb. Që të përcëllon; përvëlues. Nën diellin përcëllues. Fjalë përcëlluese. Humbje përcëlluese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë