Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRBÚJ vep., ~TA, ~TUR 1. kal. E mbaj dikë në shtëpi për të ngrënë darkë e për të fjetur, e mbaj për të kaluar natën. I përbujnë shtegtarët. Përbunin turistët. 2. jokal. Kaloj natë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRBUJÁS vep., ~A, ~UR kal. Njollos, ngjyej, lyej. Përbujas flokët.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRBUJÁS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Njollosem, ngjyhem.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRBUJÁSJ/E,~A f. Njollosje, ngjyerje, lyerje.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRBUJT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Kaloj natën diku, buj. U përbujtëm te një shtëpi në krye të fshatit.2. Mpakem, zvogëlohem. Ka nisur të përbujtet hëna.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRBÚJTJ/E,~A f. Veprimi kur përbuj ose kur përbujtem. Përbujtja e miqve (e shtegtarëve).✱Sin.: bujtje, përgjim, natim, ruajtje, gdhirje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRBÚJTUR (i, e) mb. 1. Që ka gjetur strehë në shtëpinë e dikujt për të kaluar natën; që e kanë mbajtur në shtëpi për darkë e për të fjetur. 2. I ndenjur, i bujtur, i ndiçëm, bajat…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRBÚJTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që bujtur në shtëpinë e dikujt për të kaluar natën; ai, të cilin e kanë mbajtur në shtëpi për darkë e për të fjetur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRBÚJTË (i, e) mb. I ndenjur, i bujtur, bajat. Bukë e përbujtë bukë e përbujtur, bukë bajate.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRBÚJT/ËM (i), ~ME (e) mb. I përbujtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë