Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRBL/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bluaj pak drithë në mulli. Përblova 4-5 kg misër.
2. fig. Rrah me mend diçka nga të gjitha anët, e shoshit mirë me veten time. I përbloi ato që dëgjoi.
3. fig. Sjell e përsjell diçka nëpër mend për të gjetur një zgjidhje, e mendoj më thellë e më mirë diçka që më shqetëson a më ngacmon, para se të marr një vendim. E përbloi mirë çështjen. Përbluan gjithfarë gjërash.
4. fig. Shestoj, sendërgjoj diçka të keqe për dikë, mendoj për t’i bërë keq tjetrit; bluaj. Diçka përbluante në kokë.
✱Sin.: bluaj, sjell, përsjell, rrah, shoshit, shpërbluaj, përsias, shestoj, sendërgjoj.
PËRBLÚAR (i, e) mb. 1. Që është përbluar, që është menduar mirë para se të merret një vendim. Çështje përbluar. 2. I shestuar, i sendërgjuar, i bluar.✱Sin.: i shestuar, i sendërgju…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRBLÚARJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përbluaj ose kur përbluhet. 2. Rrjedhimi kur përbluaj ose kur përbluhet.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PËRBL/ÚHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PËRBLÚAJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë