Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRÇÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i prin dikujt në një punë, ajo që e udhëheq dikë në një veprim etj.; ajo që i tregon rrugën dikujt (edhe fig.).
2. Ajo që drejton një mjet transporti.
3. Ajo që bëhet mbartëse, përhapëse e propaganduese e një ideje, e një ideologjie etj. në popull a në një rreth të gjerë njerëzish; ajo që çon e përhap diku një ide a një vijë politike.
PËRÇÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i prin dikujt në një punë, ai që e udhëheq dikë në një veprim etj.
2. (edhe fig.) Ai që i tregon rrugën dikujt Përçuesi i çoi në fshat nga një udhë e shkurtër.
3. Ai që drejton një mjet transporti. Përçuesi i kamionit. Përçuesi i trapit (i barkës).
4. Ai që bëhet mbartës, përhapës e propagandues i një ideje, i një ideologjie etj. në popull a në një rreth të gjerë njerëzish; ai që çon e përhap diku një ide a një vijë politike. Përçues i platformës politike (elektorale).
5. fiz., elektr. Trup që është përcjellës i rrymës elektrike, i nxehtësisë etj.; fill metali që përdoret për të shpënë në largësi energjinë elektrike; përcjellës. Përçues i mirë (i keq) i rrymës. Përçues prej bakri (prej alumini).
✱Sin.: përcjellës, përhapës.
PËRÇÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i prin dikujt në një punë, ai që e udhëheq dikë në një veprim etj.2. (edhe fig.) Ai që i tregon rrugën dikujt Përçuesi i çoi në fshat nga një udhë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRÇÚES,~E mb. 1. Që shpie diçka nga një vend në një tjetër; që përçon. Tel përçues. Gyp përçues. 2. anat. Që shërben për të përçuar ngacmimet ose një lëndë ushqyese në trupin e qe…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRÇUESHMËRÍ,~A f., fiz., elektr. Të qenët përçues, vetia e një trupi për të përcjellë elektricitetin, nxehtësinë etj., përcjellshmëri. Përçueshmëria e lartë e bakrit. Përçueshmëri…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRÇÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përçohet, që përçon. Shufra të përçueshme grafiti.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRÇUESÍ,~A f., fiz., elektr. Përçueshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë