Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRÇ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I prij dikujt në një punë, e udhëheq në një veprim etj.; i tregoj rrugën dikujt (edhe fig.). I përçoi me devotshmëri e zgjuarsi.
2. vet. v. III Ecën në krye të tufës, i prin tufës (për dashin e këmborës, cjapin etj.). Përçon tufën (delet, dhitë).
3. fiz., elektr., vet. v. III Është përcjellës i rrymës elektrike, i nxehtësisë etj., e përcjell. Përçon mirë (keq) rrymën elektrike.
4. Bëhem mbartës e përhapës i një ideje, i një ideologjie etj. në popull ose në një masë të gjerë njerëzish; çoj e përhap diku një ide a një vijë politike, përcjell. Përçonin idetë e Rilindjes.
✱Sin.: udhëheq, prij, çoj, tejçon, transmetoj, përcjell, përhap.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë