Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËRÇMÚAR (i, e) mb. 1. Që e përçmojnë të gjithë; që është për t’u përçmuar, që duhet përçmuar; i përbuzur. Njeri i përçmuar.
2. bised. I shëmtuar, i përçudnuar. Me fytyrë të përçmuar.
3. fig. I shëmtuar. Tiparet e përçmuara të shoqërisë së vjetër.
✱Sin.: i përbuzur, i nënvlerësuar, i shpërfillur, i shëmtuar, i përçudnuar.
PËRÇM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shpreh mospërfillje e nënvlerësim për dikë a për diçka, tregoj se nuk e çmoj e nuk e dua; nuk e nderoj dikë a diçka; nuk e vlerësoj, nuk i jap rëndësi; e përbuz. Përçmon talentin.
2. E shoh dikë a diçka pa frikë, nuk i trembem; nuk e llogarit diçka, nuk e marr parasysh, e mposht (frikën etj.); përbuz. Përçmon rrezikun (vdekjen).
3. bised. Shëmtoj, përçudnoj.
✱Sin.: përbuz, nënvlerësoj, shpërfill, shaj, shëmtoj, përçudnoj.
PËRÇMÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që tregon mospërfillje e nënvlerësim; ai që shpreh përbuzje ndaj dikujt a diçkaje; përbuzës. Luan rolin e përçmuesit. Përçmuesit e vlerave, e dokeve, e…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRÇMÚES,~E mb. 1. Që tregon mospërfillje e nënvlerësim. Fjalë (shprehje) përçmuese.2. Që shpreh përbuzje ndaj dikujt a diçkaje; përbuzës. Shikim (vështrim, qëndrim) përçmues. Buzë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRÇMÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Që tregon mospërfillje e nënvlerësim; që shpreh përbuzje ndaj dikujt a diçkaje; përbuzëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRÇMUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përçmueshëm; vetia e diçkaje që është e përçmueshme. Bënte ndarjen në grupe me një përçueshmëri të dukshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRÇMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është për t’u përçmuar; që është pa vlerë dhe përçmohet; i përbuzshëm. Njeri i përçmueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËRÇMÚESHËM ndajf. Me përçmim, duke e përçmuar. Fjala “nënnjeri" është përdorur përçmueshëm, tregon mllef.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë