Fjalori
PËRÇALLUR

PËRÇÁLLUR,~IT (të) as. Përçallje.

PËRÇALLUR

PËRÇÁLLUR (i, e) mb. I lodhur ose i bezdisur nga dikush.

PËRCALLUR

PËRCÁLLUR (i, e) mb. 1. I mëndur. Viç i përcallur.
2. fig. I përkëdhelur. Fëmijë i përcallur.

PËRCALLUR

PËRCÁLLUR,~IT (të) as. Përcallje.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PËRÇALL
PËRÇALL

PËRÇÁLL vep., ~A, ~UR kal. E lodh dikë me fjalë etj., i çaj kokën dikujt, çallamit dikë.

PËRCALL

PËRCÁLL vep., ~A, ~UR kal. 1. I afroj viçin lopës sa t’ia kapë pak gjirin që të lëshojë qumështin për ta mjelë. Lopa s’milet pa e përcallë.
2. fig. Marr me të mirë dikë, e përkëdhel. Do përcallur vazhdimisht fëmija.
3. fig. I ha a ia marr dikujt ca nga ca paratë, mallin, pasurinë që ka; e mjel dikë. E përcalli mirë e mirë.
Sin.: përkëdhel, mjel.


Rezultate të ngjashme

PËRÇALÍS vep., ~A, ~UR kal. Prapëtoj diçka; e bëj të bjerë prapa.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PËRÇALÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Prapëtohem. U përçalis qerrja.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRÇALÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Prapëtim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRÇALÍSUR (i, e) mb. I prapëtuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRÇÁLL vep., ~A, ~UR kal. E lodh dikë me fjalë etj., i çaj kokën dikujt, çallamit dikë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PËRÇÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e PËRÇÁLL.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PËRÇÁLLJ/E,~A f. Veprimi kur përçall ose kur përçallem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.