Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËLÝRUR (i, e) mb. 1. I ndotur pak nga të përdorurit, i bërë si me lyrë, me një ngjyrë si të errët (zakonisht për rrobat me ngjyrë të çelët); pak i fëlliqur. Pantallona të pëlyrura. Me mëngë të pëlyrura.
2. I lyer me gjak. Me duar të pëlyrura.
✱Sin.: i fëlliqur, i ndotur, i përlyer, i baltur, i gjakosur.
PËLÝR vep., ~A, ~UR kal. 1. E ndot pak duke e përdorur, e bëj si me lyrë, e bëj të marrë një ngjyrë si të errët (zakonisht për rrobat me ngjyrë të çelët); e fëlliq pak. E pëlyri këmishën (shallin, jakën). Kujdes, se mund të pëlyrësh fustanin!
2. E bëj me gjak. I pëlyri duart.
✱Sin.: fëlliq, ndot, baltoj, njollos, përlyej, gjakos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë