Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËLQ/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Më duket e mirë, e këndshme a e shijshme diçka, me kënaq; më duket i bukur, i mirë a i këndshëm dikush, ndiej kënaqësi kur e shoh, kur e dëgjoj ose kur rri me të. E pëlqeu celularin. E pëlqeu ekspozitën. S’më pëlqen kjo gjë. E pëlqeu varësen. Në të pëlqen, mbaje! A të pëlqen libri? Filmi më pëlqeu shumë.. Ç’i pëlqen atij? Nuk më pëlqeu sjellja e tij (qëndrimi i tij). S’më pëlqeu që ti fole ashtu. Në të pëlqen trëndafili, duhet të durosh edhe gjembat. (fj. u.). Kush leu, mëmën e vet pëlqeu. (fj. u.). I lëshuan mendtë në Fushë-Mbret, gjithkush pëlqeu mendtë e vet. (fj. u.).
2. Më duket e përshtatshme, e arsyeshme dhe me vend diçka, e quaj të dobishme a të mirë; e miratoj, e pranoj. E pëlqej mendimin (vendimin). Pëlqej pikëpamjen e tij (fjalët e saj). Hesapi i shtëpisë nuk pëlqen me të çarshisë. (fj. u.).
3. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Dua të merrem me diçka, e kam qejf, kam dëshirë; më jep kënaqësi. Më pëlqen puna (mësimi, sporti, gjahu). Më pëlqen të punoj (të lexoj). Më pëlqen leximi (muzika). Të pëlqen, s’të pëlqen, kjo duhet bërë. I pëlqen të japë urdhra.
4. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) I ngjall dashuri dikujt. Ti i pëlqen asaj. I ka pëlqyer e do ta marrë.
✱Sin.: pëlqej, kënaq, dua, simpatizoj, shijoj, miratoj, tërheq, dëshiroj, çmoj, honeps, afroj, qas, pranoj, tumir.
♦ I pëlqen *mendja (e vet) (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë