Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PËLLË́MB/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ana e brendshme e dorës nga përkulen gishtërinjtë, shuplaka e dorës. Pëllëmba e dorës. Mbaj në pëllëmbë. Fërkoj me pëllëmbë. Mbështet kokën në pëllëmbë. Mbështetem me pëllëmbë në tokë. Fërkoi pëllëmbët nga kënaqësia. Shtrij (rrafshoj) me pëllëmbë.
2. Goditje me anën e brendshme të dorës, shuplakë, dackë. I dha nja dy pëllëmbë. Ia veshi me pëllëmbë.
3. Largësia nga maja e pëlqyerit deri te maja e gishtit të vogël të dorës, të hapur e të shtrirë mirë, që merret si masë gjatësie. Dy pëllëmbë i gjatë. Tri pëllëmbë e dy gishta. Shtroi tri pëllëmbë borë. Kishte vajtur dy pëllëmbë. Iu bë mjekra një pëllëmbë. Një pëllëmbë (dy pëllëmbë) njeri (dy pëllëmbë mbi tokë) njeri shumë i shkurtër, trupvogël. O tri pëllëmbë mbi shokë, o shtatë nën tokë. (fj. u.).
4. fig. Vend a truall i vogël; diçka me përmasa të vogla; hapësirë e vogël e mbushur a e mbuluar dendur me diçka. Pëllëmbë e gjak. Pëllëmbë e ndërtesë. Pëllëmbë e shtëpi. Një pëllëmbë vend. Mbjellim çdo pëllëmbë tokë.
5. Pjesë kohe shumë e vogël, fare pak kohë. Kishte mbetur vetëm një pëllëmbë natë (ditë).
✱Sin.: shuplakë, shpullë, shputë, dackë, lapër, strunxë, flakaresh, flakërimë, paravesh, shukretë, shitë, partinë, furrik, grusht, dorë, bisht.
♦ Bën një pëllëmbë e prish një pash (dikush) keq. më shumë prish se sa ndërton, nuk i ka duk puna. Më doli *gjuha (një pëllëmbë, një pashë, nga vendi) tall. (Duket) (si) në pëllëmbë të dorës (diçka) duket shumë mirë, shihet shumë qartë; është afër, e zbuluar dhe e qartë. E ka gjuhën (llapën) një pëllëmbë (*të gjatë, një pash) (dikush) keq. E kam në pëllëmbë të dorës (diçka) e njoh mirë një vend, pasi e kam shëtitur skaj më skaj; e di shumë mirë diçka, e kam shumë të qartë; kam fituar përvojë të mirë për të. E mat detin me pëllëmbë (dikush) ia hyn një pune shumë të madhe pa pasur forcat e mjetet e nevojshme; ndërmerr diçka të pamundur; e mat detin me lugë; e than detin me lugë; e pret lisin me thikë. E mat me pëllëmbë e shëtit skaj më skaj një vend, e bredh anembanë, nuk lë as edhe një copë të vogël pa e parë. E mbaj në pëllëmbë (në shuplakë) të dorës (dikë) e mbaj shumë mirë, i siguroj një jetesë të mirë e të rehatshme, i jap të gjitha të mirat, kujdesem shumë për të. I ka mbirë bari një pëllëmbë (dikujt) shih e ka mbuluar bari (dikë). Ia nxori *gjuhën (një pëllëmbë, një pash) (dikujt). Me një pëllëmbë hundë shih gjithë (tërë) hundë (hundë e buzë). Qep (bën) një pëllëmbë e shqep (prish) një pash (dikush) më shumë prish se ndreq, më shumë shkatërron se ndërton; ndreq një punë të vogël e dëmton një më të madhe; prish bucela e bën kënaçe. Nuk ia rrok (nuk ia kap) pëllëmba (diçka). 1. Nuk e mat dot, nuk e di sa është, sa vlen etj. 2. Nuk e bën dot, nuk ia del dot mbanë, s’ka fuqi ta kryejë a ta përballojë; s’ka këllqe (për diçka). Shtatë pëllëmbë në (mbi) kurriz njeri trupmadh dhe i shëndoshë; dikush që është shumë i fuqishëm dhe i zoti; për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh; e mbush derën (dikush); s’e nxë as derë as portë (dikë). Tre pëllëmbë burrë keq. burrë shumë i shkurtër. I vari (i lëshoi) *buzët një pëllëmbë (dikush). I vari (i lëshoi) *hundët një pëllëmbë (dikush). I vari (i lëshoi) *turinjtë (një pëllëmbë) (dikush).
PËLLËMBËGJÉRË mb. Që e ka pëllëmbën të madhe e të gjerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËLLË́MBËS,~E mb. 1. I gjatë sa pëllëmba. Misër pëllëmbës. Peshk pëllëmbës.2. fig. Shtatshkurtër, i vogël në trup (zakonisht për fëmijë), shkurtabiq.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËLLËMBËVÓGËL mb. Që e ka pëllëmbën të vogël. Grua (burrë) pëllëmbëvogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →PËLLË́MBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Megalobrama terminalis, Brama brama) Kocë që jeton në ujërat e Atlantikut, të Oqeanit Indian dhe të Paqësorit Jugor. 2. Pjesë e parë e e…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËLLËMBÓR,~E mb. 1. anat. Që ka të bëjë me pëllëmbën e dorës, i pëllëmbës së dorës. Nervi anësor pëllëmbor. 2. Që ka trajtën e pëllëmbës së dorës me gishtat të hapur. Gjethe pëllëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →PËLLËMBÓR/E,~JA f. Lloj palme, që i ka gjedhet sa pëllëmba e dorës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë