Fjalori
OXHAK

OXHÁ/K,~KU m. sh. ~KË, ~KËT 1. Vendianë të një dhome a në një ndërtesë, bashkë me pjesën e hapur deri mbi çati, ku ndizet zjarri dhe shkon tymi jashtë. Oxhak i lartë. Oxhakët e shtëpive. Oxhaku i fabrikës (i uzinës). Tymi i oxhaqeve. Bloza e oxhakut. Shtëpi me oxhak. Fshijnë (pastrojnë) oxhakun. Burrëria nuk njihet duke folur pranë oxhakut. (fj. u.).
2. vjet., fig., bised. Njerëzit e shtëpisë, familja; farefisi. E kishte oxhak. Ishin nga një oxhak. Bijë e keqe fëlliq oxhakun. (fj. u.). Oxhaku vete te oxhaku e dera te dera. (fj. u.). Pa patur zjarrvatër, nuk tymon oxhaku. (fj. u.).
3. fig., hist. Familje e vjetër dhe e dëgjuar, shtëpia e parë dhe e njohur ngatjerët; familje e shtresëspasur. Oxhak i madh. Oxhaqet feudale. Djalë oxhaku. Ishte oxhak (ishte prej oxhaku). Këndi pa plak - shtëpi pa oxhak. (fj. u.).
4. tek. Gyp i gjatë, që shërben për të lidhur mjediset e brendshme me ato të jashtmet kryesisht për ajrim. Oxhak ajrimi. Oxhaku i minierës (i tunelit, i vendstrehimit).
5. Copë toke e vogël, që mbillet me diçka, lehë; gropë e vogël me dheshkrifur e të plehëruar, ku mbillen farat e disa bimëve. Oxhak orizi. Oxhakët e duhanit. Oxhakë me tranguj. E mbjell misrinoxhakë.
6. vjet. Furrë. Oxhak gëlqereje (qymyri). Oxhaku i tullave (i tjegullave).
7. si ndajf. sasimadhe, fjollë, si oxhaku. I shkonte tymi oxhak.
Sin.: tymtar, tymtore, tymar, tymak, zjarrishtë, forum, buhar, oshmak, familje, farefis, furrë, lehe.
S’i del jashtë as *tymi i oxhakut (i zjarrit) (dikujt). Ia heq oxhaku (dikujt) i venë punët sipas sërës, e ka në traditë; e ka për fis (dikush). Janë të një oxhaku kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin, janë farefis. Oxhak pa tym shtëpi pa njerëz; shtëpi e braktisur, njerëzit e së cilës kanë ikur ose kanë vdekurgjithë. E shkruaj në *rrasëoxhakut (diçka). Iu shua oxhaku (*vatra) (dikujt).


Rezultate të ngjashme

OXHAKFSHÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT Oxhakpastrues. Oxhakfshirësi i vetëm i qytetit. I përzhitur në zjarrin e luftës, qe bërë si oxhakfshirës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

OXHAKPASTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që fshin oxhakët, pastruesi i oxhakëve. Mjetet e oxhakpastruesve. Oxhakpastruesi përpiqet t’ia ndryshojë mendjen që të mos largohet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

OXHAKSHÚAR mb. 1. Që i është mbyllur dera; që nuk ka pasardhës; pragshuar. Shtëpi (familje, fis) oxhakshuar.2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

OXHAKËRÍ,~A f., përmb., hist. Njerëzit e shtresës së pasur; klasa feudale e vendit, paria feudale. Oxhakëria e vendit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

OXHAKËSÍ,~A f., përmb., hist. 1. Oxhakëri. Roli i oxhakësisë, në lëvizjen kombëtare. Fisnikëri, oxhakësi e arkondëri ndër ta nuk ka.2. Të qenët prej një familjeje të mirë, të vjetë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.