Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ORKESTRÓ/J vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. muz., kal. E përpunoj dhe e përgatit një pjesë muzikore që të luhet nga një orkestër. Orkestoj këngën. Orkestroi një vepër për violinë dhe piano. Kompozitori orkestroi simfoninë me ndjeshmëri dhe përpikmëri.
2. fig., Organizoj, drejtoj, planifikoj në mënyrë të kujdesshme e të koordinuar diçka. Kishin orkestruar këtë veprim për t’i hequr qafe. Është në gjendje të orkestrojë lojën e ekipit nga qendra e fushës.
ORKESTRÁL,~E mb., muz. Që ka të bëjë me orkestrën, që i përket orkestrës, i orkestrës; që është për orkestër. Grup orkestral. Drejtimi (shoqërimi) orkestral. Muzikë orkestrale. Vep…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORKESTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. muz. Veprimi kur orkestroj; përpunimi dhe përgatitja e një pjese muzikore që të luhet nga një orkestër. Muzika dhe orkestrimi i këngës. U mor disa ja…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORKESTRIN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT muz. Orkestër e vogël më e madhe se banda muzikore; formacion instrumentash dhe këngëtarësh të muzikës tradicionale popullore e qytetare. Orkestrina p…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ORKESTR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ORKESTROJ. Muzika u orkestrua nga mjeshtri i madh. Kundër tij, orkestrohet një gjyq i madh.
Shfaq përkufizimin e plotë →ORKESTRÓR,~E mb., muz. Orkestral. Formacion orkestror. Rapsodia e konceptuar si gjini vokale dhe orkestrore.
Shfaq përkufizimin e plotë →ORKESTRÚAR (i, e) mb. 1. muz. Që është orkestruar. Muzikë e orkestruar. Këngë popullore të kënduara e të orkestruara prej tij.2. fig. I organizuar, i drejtuar, i planifikuar në mën…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORKESTRÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. muz. Ai që përpunon dhe përshtat një pjesë muzikore për t’u interpretuar nga një orkestër, duke ndarë rolet për secilin instrument; përpunues muzikor…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORKESTRÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. muz. Ajo që përpunon dhe përshtat një pjesë muzikore për t’u interpretuar nga një orkestër, duke ndarë rolet për secilin instrument; përpunuese m…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORKÉST/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT muz. 1. Tërësia e veglave. që përdoren kur luhet një pjesë a një vepër muzikore; muzikantët që luajnë së bashku një pjesë a një vepër muzikore, duke …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë