Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÓRIGJINÁL,~E mb. 1. Që është vërtet ai i fillimit, që është bërë a është krijuar për së pari nga dikush; që nuk është përkthim, riprodhim a kopje e diçkaje tjetër (për një vepër letrare ose artistike); që është bërë nga vetë autori. Vepër origjinale. Pjesë origjinale. Tekst origjinal. Monedhë origjinale.
2. Që shkruan a krijon në një mënyrë të vetën, që sjell diçka të re me veprën e tij; që sjell diçka të re, që është krijuar në mënyrë të re. Shkrimtar (mendimtar, dijetar) origjinal. Artist (kompozitor) origjinal. Mendim origjinal. Ide origjinale. Vizatim origjinal.
3. bised. Që bie në sy nga sjellja e veçantë ose nga qëndrimi mjaft i ndryshëm në krahasim me të tjerët, që nuk është i ngjashëm me të tjerët dhe flet, sillet a vepron në mënyrë jo të zakonshme a pak të çuditshme. Njeri origjinal.
ORIGJINÁL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dorëshkrimi i parë i një vepre, trajta e parë e një dorëshkrimi; vepra e vërtetë, që është krijuar nga vetë autori, që nuk është përkthim, riprodhim ose kopje e një tjetre; vepra ashtu siç është krijuar për herë të parë dhe që nuk ka pësuar asnjë ndryshim të mëvonshëm. Origjinali i një vepre (i një pikture). Origjinali i një vërtetimi (i një deklarate). Vërtetohet njësia me origjinalin (zyrt.). E lexoj në origjinal. Botohet sipas origjinalit. Nuk dallohet nga origjinali.
2. shtypshkr. Dorëshkrim a kopje e shtypur me makinë a kompjuter, që shërben si bazë për radhitjen e tekstit. Punon me origjinalin. E ndreqi sipas origjinalit.
ORIGJINALITÉT,~I m., libr. Të qenët origjinal, karakteri origjinal i diçkaje. Origjinaliteti i letërsisë (i artit). Ka origjinalitet. Dokumentacioni që vërteton origjinalitetin dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIGJINÁR,~E mb., libr. Që është fillimi i diçkaje, burimor; që ka qenë që në fillim; që e ka prejardhjen nga një vend i caktuar. Dukuritë origjinare. Tipi origjinar. Njerëzit orig…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIGJÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fillimi i diçkaje, burimi; prejardhja, lindja dhe formimi i diçkaje, zanafilla. Origjina shoqërore.Origjina e njeriut. Origjina e popullit. Origjina e b…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë