Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ORIENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I tregoj një njeriu vendin ku ndodhet ose në ç’drejtim duhet të shkojë; kund. çorientoj. E orientoj në tokë (në det).
2. I jap drejtimin e duhur një harte, një busulle ose një vegle tjetër sipas vendit ku ndodhet; kund. çorientoj. Orientoj hartën (busullën, telemetrin).
3. fig. I jap udhëzime a porosi dikujt, që t’i ketë si drejtim të përgjithshëm në një punë a në një veprimtari; i tregoj rrugën që duhet të ndjekë; i caktoj një organizate, një organi a institucioni detyrat themelore; kund. çorientoj. Orientoj lëvizjen. Orientoj njerëzit.
4. fig. E ndihmoj dikë për ta kuptuar një gjë, e bëj të hyjë në një çështje, të kuptojë përmbajtjen e diçkaje ose rrethanat në të cilat duhet të veprojë; kund. çorientoj. Orienton nxënësit në mësim. E orientuan në çështjet e politikës. E orientoi në studimin e dokumenteve (e autorëve të vjetër).
ORIÉNT,~I m. Vendet e Lindjes, veçanërisht Azia dhe Lindja e Mesme; bota, kulturat, mendësia dhe traditat e shoqërive lindore; kund. Oksident. Orienti ka kultura dhe tradita shumë …
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIENTÁL,~E mb. Që ka të bëjë me vendet ose me popujt e Lindjes, i Lindjes; që është karakteristik për popujt e vendet e Lindjes. Qytet oriental. Popuj orientalë. Vende orientale. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIENTÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që vjen a e ka origjinën nga vendet e Lindjes.2. fig., përçm Njeri me mënyrë jetese dhe mendësi e zakone të prapambetura e me mendësi të vjetruar. …
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIENTÁL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vjen a e ka origjinën nga vendet e Lindjes.2. fig., përçm Vajzë a grua me mënyrë jetese dhe mendësi e zakone të prapambetura e me mendësi të…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIENTÁLIST,~E mb. Që merret me studimin e gjuhëve, e kulturave, e historiografisë, dhe besimet e vendeve të Lindjes, që lidhet me studimin dhe interesin për kulturën, historinë, g…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përcaktimi i vendit ku ndodhem ose drejtimi që duhet të ndjek sipas anëve të horizontit a sipas shenjave të tjera në natyrë; aftësi për t’u orientuar …
Shfaq përkufizimin e plotë →►ORIENT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përcaktoj vendin ku ndodhem ose drejtimin që duhet të ndjek sipas anëve të horizontit a sipas shenjave të tjera në natyrë; kund. çorien…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I tregoj një njeriu vendin ku ndodhet ose në ç’drejtim duhet të shkojë; kund. çorientoj. E orientoj në tokë (në det).2. I jap drejtimin e duhur n…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIENTÚES,~E mb. 1. Që jep orientimin e diçkaje, që të orienton; kund. çorientues. Shenjë orientuese. Vijë orientuese. Gur orientues.2. Që tregon në mënyrë të përafërt diçka ose dr…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORIENTÚES,~I m. sh. ~, ~IT usht. Send i palëvizshëm që dallohet në mjedisin përreth dhe shërben si shenjë për të përcaktuar vendin ku është armiku ose nga lëvizin forcat luftarake.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë