Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ORGANIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është përgatitur mirë, që zhvillohet a që bëhet ashtu si duhet; që bëhet sipas një rregulli të caktuar, që kryhet sipas një plani. Mbledhje e organizuar. Luftë e organizuar. Sulm i organizuar. Jetë e organizuar. Festë (mbrëmje, shëtitje) e organizuar. Pushim i organizuar. Në mënyrë të organizuar.
2. Që është pjesëmarrës në një organizatë politike, shoqërore a ekonomike; që është anëtar i një organizate politike. Ka qenë i organizuar në parti.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
ORGANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj përgatitjet e nevojshme që një punë të kryhet sa më mirë, sipas një plani a një sistemi të caktuar; kund. çorganizoj. Organizoj orën e mësimit. Organizoj një konferencë. Organizuan një shoqëri kulturore. Organizuam një takim (një bisedë). E ka organizuar mirë jetën. Organizoj kohën e lirë. Organizoj lojën (sulmin, mbrojtjen) (sport.).
2. I bashkoj e i drejtoj njerëzit në një veprimtari; kund. çorganizoj. Organizoj një takim pune. Organizoj programin artistik. Organizuan çetat (batalionet) partizane. Organizuan një shoqëri sportive.
3. Sistemoj diçka sipas një strukture të caktuar për ta bërë më efikase apo funksionale. Organizoj dokumentet në dosje të ndara.
ORGANÍK,~EI mb. 1. Që ka të bëjë me organizmat e gjallë, i organizmave të gjallë; që karakterizon qeniet e gjalla, i gjallë; që bëhet a që formohet prej qenieve të gjalla; kund. in…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORGANÍK,~EI mb. 1. Që ka të bëjë me një organ të trupit të njeriut ose të kafshës; që ka të bëjë me ndërtimin e brendshëm të një organi. Sëmundjet organike. Ndijimet organike. Cene…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORGANÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vendet e punës në një institucion, në një sipërmarrje etj., të miratuara nga organet më të larta; lista e nëpunësve dhe e punëtorëve në këto vende. Vend…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORGANÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që i bie organos, ai që luan në organo. Ishte organist dhe dirigjent i parisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ORGANÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i bie organos, ajo që luan në organo. Nevojat jetike i mbulonte me punën e saj si organiste dhe muzikante e orkestrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →ORGANIZÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Bashkim politik a shoqëror, që e zhvillon veprimtarinë sipas statutit a rregullores së vet. Organizatë qeveritare (drejt.). Organizatë joqeveritare…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORGANIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur organizoj diçka; kund. çorganizim. Organizimi i shtetit (i ushtrisë). Ka aftësi organizimi. Organizimi i punës (i prodhimit). Organizimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →ORGANIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj përgatitjet e nevojshme që një punë të kryhet sa më mirë, sipas një plani a një sistemi të caktuar; kund. çorganizoj. Organizoj orën e mësim…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORGANIZÚES,~E mb. 1. Që merret me organizimin e një pune a të një veprimtarie etj.; Vendi (komisioni) organizues.2. Që ka aftësi të organizojë njerëzit në një veprimtari; organizat…
Shfaq përkufizimin e plotë →ORGANIZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. Çdo qenie e gjallë (bakter, kërpudhë, njeri, kafshë, bimë etj.), e përbërë nga një qelizë e vetme ose një kompleks qelizash në të cilin organelet…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë