Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ORENDÍ,~TË f. vet. sh. 1. Sende e pajisje të mëdha dhe të lëvizshme (si dollapë, tryeza, banka etj.), që plotësojnë nevojat e përditshme në shtëpi, në shkollë a në zyrë. Orendi të reja (të vjetra). Orendi shtëpiake. Orendi shkollore. Orenditë e nevojshme. Orenditë e dhomës (e shtëpisë, e shkollës, e zyrës). E kanë pajisur me orendi.
2.Veglat kryesore që përdoren në një punë të caktuar. Orenditë bujqësore. Orenditë e kovaçit. Kjo dhomë ishte e dendun me pjesë orendish të zejes popullore.
ORENDÍS (ORENDÍJ) vep., ~A, ~UR kal.1. E pajis shtëpinë, shkollën etj. me orenditë e nevojshme. Orendisën dhomën (klasat).2. Rregulloj shtëpinë, vë në rregull plaçkat e shtëpisë. E…
Shfaq përkufizimin e plotë →►ORENDÍS/ET jovep., ~(u), ~UR pës., vet. v. III e ORENDÍS.
Shfaq përkufizimin e plotë →ORENDISJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pajis a mobiloj shtëpinë, zyrën, etj. me orendi. Orendisja e shkollës (e klasave). Pas rikonstruksionit, u bë edhe orendisja e zyrave.2. Rregullimi …
Shfaq përkufizimin e plotë →ORENDÍSUR (i, e) mb. 1. Që është orendisur; i mobiluar; i rregulluar. Klasë burimore është plotësisht e orendisur me materiale didaktike. Shtëpi (dhomë) e orendisur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë