Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OQEANOGRÁF,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Shkencëtar ose ekspert që studion oqeanet dhe detet; ai që merret me oqeanografi. Falë punës së oqeanografëve. Shkencëtarë dhe oqeanografë nga e gjithë bota.
OQEANOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shkencëtare ose eksperte që studion oqeanet dhe detet; ajo që merret me oqeanografi. Oqeanografe e njohur.
Shfaq përkufizimin e plotë →OQEANOGRAFÍ,~A f. Shkenca që studion dhe merret me vetitë fizike dhe biologjike të oqeaneve dhe dukuritë e tyre. Oqeanografia moderne. Departamente në oqeanografi.
Shfaq përkufizimin e plotë →OQEANOGRAFÍK,~E mb. Që ka të bëjë me oqeanografinë; i oqeanografisë. Shkenca oqeanografike. Hulumtim oqeanografik. Anije për studime oqeanografike.
Shfaq përkufizimin e plotë →OQEANOLÓG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Oqeanograf. Oqeanologët kanë deklaruar se vetëm 5 % e Oqeanit Botëror është e hulumtuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →OQEANOLÓG/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Oqeanografe. Ishte një gjeologe amerikane dhe një oqeanografe kroate.
Shfaq përkufizimin e plotë →OQEANOLOGJÍ,~A f. Oqeanografi. Studim i kryer nga Instituti i Oqeanologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →OQEANÓR,~E mb. 1. Që lidhet me oqeanin; i oqeanit. Tufa e shpendëve murmashë oqeanorë vinte rrotull. Shtrëngatat dhe stuhitë oqeanore.2. si em. m. Sipas kuptimit të mbiemrit. Oqean…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë