Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OPTIMÍZ/ËM,~MI m. Qëndrim plot gjallëri e gëzim; siguri e besim te njerëzit dhe tek e ardhmja; prirja për të shikuar anët e mira e për të mos u trembur nga vështirësitë; kund. pesimizëm. Optimizmi i njerëzve (i jetës). Atmosferë optimizmi. Ngjall optimizëm. Të mbush me optimizëm. E sheh të ardhmen me optimizëm. E përjetuan me optimizëm.
OPTIMÍST,~E mb. Që jeton e vepron me optimizëm; që i sheh gjërat me optimizëm; shpresëplotë; kund. pesimist. Njeri optimist. Qëndrim optimist. Është njeri shumë optimist.
Shfaq përkufizimin e plotë →OPTIMÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që jeton, punon e vepron i mbushur me optimizëm, ai që është i prirur për t’i parë gjërat me optimizëm; njeri plot gjallëri e gëzim; kund. pesimist…
Shfaq përkufizimin e plotë →OPTIMÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që jeton, punon e vepron e mbushur me optimizëm, ajo që është e prirur për t’i parë gjërat me optimizëm; ajo që është plot gjallëri e gëzim; ku…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë