Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OPOZITÁR,~E mb. 1. Që lidhet me opozitën, i opozitës; që është në opozitë; që bën pjesë në partitë a në grupet e opozitës. Grup opozitar. Parti opozitare. Qarqet opozitare. Veprimtari opozitare. Platforma opozitare. Forcat opozitare kërkuan zgjedhje të parakohshme.
2. libr. Që është kundër diçkaje, që kundërshton një ide, rrymë ose qëndrim, që ka pikëpamje të ndryshme nga të tjerët për diçka. Në diskutime, ai ka gjithmonë një frymë opozitare.
OPOZITÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Anëtar i opozitës; kundërshtar politik i pushtetit, zakonisht në kontekst politik. Opozitarët protestuan para parlamentit. Duhen opozitarë të vërtetë.
2. Ai që kundërshton apo mban qëndrim kritik ndaj një ideje, grupi ose drejtimi të caktuar, pa qenë domosdoshmërisht në kontekst politik. Opozitar që sfidon traditën në art dhe kërkon forma të reja shprehjeje.
OPOZITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Anëtare e opozitës; kundërshtare politike e pushtetit, zakonisht në kontekst politik. Ajo është një opozitare e njohur në jetën politike.2. Ajo që …
Shfaq përkufizimin e plotë →OPOZITARÍZ/ËM,~MI m. Qëndrim ose frymë kundërshtuese ndaj pushtetit, ideve, rrymave apo normave të pranuara; veprimtari ose prirje për të kundërshtuar e kritikuar. Opozitarizëm par…
Shfaq përkufizimin e plotë →OPOZÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT pol. Veprimtari politike kundër pikëpamjeve a qëndrimeve të një partie, të një qeverie etj. ose kundër pikëpamjeve të shumicës në një parti, në një parla…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë