Fjalori
OPINGË

OPÍNG/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Lloj këpucështhjeshta, të bëra me lëkurë gjedhi, të mbledhur anës e të lidhur me retra a me gjalma, që përdoreshin kryesisht nga fshatarët; lloj këpucështhjeshta prej gome ose me pjesën e sipërme prej lëkuretrashë dhe me pjesën e poshtme prej gomefortë. Opinga të lopërta. Opingasheshta. Opinga lëkure (gome, llastiku). Opinga me retra. Opinga me xhufka lloj opingash pa gjalma, të bëra prej lëkurecilësisëmirë, me syprinë zakonishtkuqe dhe me një xhufkëzezëmajë për zbukurim. Një palë opinga. Qepi (lidhi) opingat. Maja e opingës i zuri në një sendfortë. Po ta zësh lepurin, merri opingat. (fj. u.). Qerozi as zë, as bujë, po s’e lë opinga në ujë. (fj. u.).
2. vjet., fig. Shtresa e varfër e njerëzve; popullsia e varfër, vegjëlia.
Sin.: shollë, zhapë, rrethe, gjalmatore
M’u *bajgë pas opinge bised. M’u *gur në opingë (dikush). Iu opingë (dikujt) i lutet e i nënshtrohet dikujt, i përlëkuret; i ngjitet për diçka; iu këpucë; iu lepitkë; iu baltë; iu bajgë bised. E bëri *gjalmë opingash (dikë) mospërf. Ia bëri veshët opingë (oputë) (dikujt) bised. shih ia bëri veshët sa të gomarit (dikujt). I ra *guriopingë (në këpucë) (dikujt). I ranë opingat (dikujt) është shumë i lodhur, s’ka fuqi fare; s’e mbajnë këmbët; i dridhen këllqet; s’ka këllqe (për diçka); i ranë bateritë. Fut *gurëopingë (në këpucë) (dikush). Ia futi (ia vuri) (të dyja) këmbët në një *këpucë (në një opingë) (dikujt). Me një *gjysmë opinge. Të heq *lakun e opingës (dikush). heq (të merr) opingat nga këmbët (dikush) është shumë i shkathët e të vjedh pa e ndier, ta merr diçka sy në sy, është hajdut i madh; është i prirur për të bërëkëqija; heq (të vjedh) potkonjtë; të vjedh hundën midis (në mes të) syve; të vjedh vezët nën klloçkë. (Është) pa opingakëmbë (dikush) është shumë i varfër, është fare i këputur, nuk ka gjë prej gjëje; s’ka ku ta kapë (ku ta zërë) qeni (dikë). Ia dha opingat (këpucët) në *dorë (dikujt). jep ujë me opingë (dikush) shih çonkrua (në shtatë kroje) e s’të jep ujë (dikush). I la opingat (dikujt) iron. iku, u largua papritur a fshehtas prej dikujt; u zhduk e nuk e gjen dot më; i la hijen. Të më marrësh opingat! bised. po më kape a po më gjete, të më marrësh çdo gjë, të mos më lësh asgjë; s’më bën dot gjë, s’ke ç’të më bësh!. Mbathi opingat (dikush) tall. u gati për të ikur me ngut e me turp; ua mbathi (ua dha, ua theri) këmbëve. (E përlau) me gjithë opinga (dikë) e zhvatitërin, pa i lënë asgjë fare. Nuk e ka vrarë (nuk e ka shtrënguar) opinga (*këpuca) (dikë).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.