Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OPERATÓR,~E mb., mjek. Që lidhet me operacionin; i operacionit. Bllok operator hapësira ku kryhet operacioni; salla kirurgjikale. Ekipi operator grup mjekësh dhe infermierësh që marrin pjesë në ndërhyrjen kirurgjikale. Mjek operator kirurgu që kryen vetë operacionin.
OPERATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. spec. Specialist i përgatitur për ta vënë në punë një mekanizëm të ndërlikuar ose për të drejtuar prodhimin në një repart të caktuar. Operatori i radarit. Operatori i uzinës (i turnit, i prodhimit).
2. kinem. Kinooperator; ai që regjistron në film zërin e aktorëve, muzikën etj.; tekniku i riprodhimit të filmit në kinema. Operatori i filmit. Operatori i zërit. Operatori i filmit.
3. kompj., mat. Simbol ose funksion që kryen një veprim matematikor apo logjik; funksion që vepron mbi një element apo shprehje për të dhënë një rezultat të ri. Operatorë aritmetikë. Operatorë logjikë. Operator diferencial.
4. Kompani që ofron shërbime telefonike ose interneti. Operatori celular ofron paketa të reja për klientët.
5. mjek. Ai që operon, operues, kirurg.
OPERATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. spec. Specialiste e përgatitur për ta vënë në punë një mekanizëm të ndërlikuar ose për të drejtuar prodhimin në një repart të caktuar. Operatore te…
Shfaq përkufizimin e plotë →OPERATÍV,~E mb. 1. usht. Që lidhet me operacionin ushtarak, i operacionit. Shtabi operativ. Zona operative. Komandë operative. Lojë operative.2. fin. Që ka të bëjë me veprimet fina…
Shfaq përkufizimin e plotë →OPERATIVITET,~I m. Aftësi, zotësi për të kryer një punë shpejt e në kohë të caktuar; shpejtësi në veprim. Shkalla e operativitetit. Vepronte plot harmoni operativitet e dinamizëm. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë