Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OPERATÍV,~E mb. 1. usht. Që lidhet me operacionin ushtarak, i operacionit. Shtabi operativ. Zona operative. Komandë operative. Lojë operative.
2. fin. Që ka të bëjë me veprimet financiare në një punë të caktuar. Evidencë operative. Përfundimet operative. Seksion operativ.
3. Që vepron shpejt e në kohën e duhur; që e kryen një punë vetë dhe menjëherë. Organet (njësitë) operative. Grupi operativ.
4. Që lidhet me veprimtarinë e një grupi njerëzish a të një institucioni; veprues. Plani operativ. Të dhënat operative. Koha operative për prodhimin e diçkaje. Çështjet operative.
5. Që bëhet menjëherë e në kohën e nevojshme; që bëhet shpejt e me fryt. Mbledhje (punë, masa) operative. Takim (kontroll) operativ. Në mënyrë operative.
6. Që ndjek e zgjidh detyrat e ngutshme ose çështje të veçanta në një sektor a zonë të caktuar; që ka shërbimin e ditës në njësitë ushtarake a në organet e policisë. Punonjës operativ. Oficeri operativ.
7. si em. m. e f., bised. Punëtori ose oficeri operativ. Operativi i caktuar për këtë çështje. Operativi i zonës.
OPERATIVITET,~I m. Aftësi, zotësi për të kryer një punë shpejt e në kohë të caktuar; shpejtësi në veprim. Shkalla e operativitetit. Vepronte plot harmoni operativitet e dinamizëm. …
Shfaq përkufizimin e plotë →OPERATÓR,~E mb., mjek. Që lidhet me operacionin; i operacionit. Bllok operator hapësira ku kryhet operacioni; salla kirurgjikale. Ekipi operator grup mjekësh dhe infermierësh që ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →OPERATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. spec. Specialist i përgatitur për ta vënë në punë një mekanizëm të ndërlikuar ose për të drejtuar prodhimin në një repart të caktuar. Operatori i rada…
Shfaq përkufizimin e plotë →OPERATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. spec. Specialiste e përgatitur për ta vënë në punë një mekanizëm të ndërlikuar ose për të drejtuar prodhimin në një repart të caktuar. Operatore te…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë