Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OPERACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. mjek. Ndërhyrja me thikë e kirurgut në trupin e një të sëmuri për t’i shëruar një plagë ose ndonjë sëmundje; operim. Operacion i lehtë (i rëndë, i vështirë). Operacion plastik. Salla (tryeza) e operacionit. Veglat e operacionit. Bëj operacion operoj.
2. usht. Tërësia e veprimeve luftarake, të organizuara sipas një ideje të vetme nga njësitë e mëdha për të zgjidhur zakonisht detyra të caktuara operative e strategjike. Operacion ushtarak (strategjik, i rëndësishëm, mësymës). Operacion ndëshkues (ndëshkimor). Operacion spastrimi. Ndërmorën (shpërthyen) një operacion. Bënë një operacion.
3. fin. Veprim. Operacione financiare (bankare). Operacion tregtar. Operacionet e bursës.
4. spec.Veprimi që bëhet nga dikush a nga një makinë për të prodhuar ose për të përpunuar diçka, për të hequr një pjesë të saj, për të ndrequr një send etj. Operacionet kryesore. Operacionet teknike. Operacion i gjelbër (bujq.) krasitje e lastarëve të një bime, që ajo të rritet më mirë dhe të japë sa më shumë prodhim. Operacionet e punës (e prodhimit). Kryhet i njëjti operacion. Ka shumë operacione.
5. fig., libr. Veprim i menduar mirë e i prerë, që bëhet për të arritur diçka; ndërhyrje a masë e menjëhershme dhe vendimtare për të zgjidhur një çështje në mënyrë rrënjësore. Operacion diplomatik. Bënë një operacion të thellë.
✱ Sin.: operim, çarje, ndërhyrje, veprim.
OPERACIONAL,~E mb. Që është i zbatueshëm, në funksion, në veprim ose në fazën praktike të realizimit. Plan operacional. Njësi (forca) operacionale (usht.) njësi që është gati për t…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë