Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ONTOLOGJÍK,~E mb. 1. filoz. I ontologjisë; që ka të bëjë me ontologjinë. Thelbi ontologjik i realitetit. Përkatësi kategoriale dhe ontologjike. Analizë ontologjike. Thelbi ontologjik i realitetit. Marrëdhënie ontologjike marrëdhënie midis së tërës dhe pjesës.
2. fig. Që lidhet me mënyrën se si konceptohet realiteti ose vetë identiteti i diçkaje; themelor, përbërës. Dimensioni ontologjik i romanit. Konteksti ontologjik i fjalës në poezinë bashkëkohore. Ishte një përvojë ontologjike, jo thjesht emocionale.
ONTOLOGJIKÍSHT ndajf. Në mënyrë ontologjike; nga pikëpamja e natyrës thelbësore të ekzistencës; që lidhet me vetë strukturën e realitetit. Njerëzit ontologjikisht nuk janë të barab…
Shfaq përkufizimin e plotë →ONTOLOG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Studiues që merret me çështje të ontologjisë. Është ndër ontologët më të rëndësishëm të shekullit XX.
Shfaq përkufizimin e plotë →ONTOLOG/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Studiuese që merret me çështje të ontologjisë. Mund të shihet si ontologe e lirisë femërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →ONTOLOGJÍ,~A f. 1. filoz. Degë e metafizikës që merret me natyrën e qenies, ekzistencës ose realitetit, si dhe me grupimin dhe klasifikimin e koncepteve dhe ideve sipas ngjashmëris…
Shfaq përkufizimin e plotë →ONTOLOGJÍST,~E mb. Ontologjik. Kriter ontologjist. Kategori ontologjiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë