Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ONOMASTÍK/Ë,~A f., gjuh. 1. Degë e gjuhësisë, që studion emrat e përveçëm; pjesë e kësaj dege që studion emrat vetjakë (emrat e mbiemrat e njerëzve, si edhe nofkat e njerëzve e të kafshove). Onomastika historike tërësi e emrave të përveçëm që studiohen më vete nga kjo degë e gjuhësisë. Zhvillimi i onomastikës shqiptare. Të dhënat e onomastikës në kërkimet dhe shpjegimet gjuhësore. Pjesë përbërëse e onomastikës.
2. Tërësia e emrave të përveçëm që studiohen më vete nga kjo degë e gjuhësisë. Onomastika ilire. Kartoteka e onomastikës. Studimi i onomastikës.
ONOMASIOLOGJÍ,~A f., gjuh. Degë e gjuhësisë që merret me terminologjinë, kryesisht me studimin e emrave dhe mënyrën se si krijohen ose zgjidhen fjalët për të shprehur një koncept o…
Shfaq përkufizimin e plotë →ONOMASIOLOGJÍK,~E mb., gjuh. Që ka të bëjë me onomasiologjinë; i onomasiologjisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →ONOMASTÍK,~E mb., gjuh. Që i përket onomastikës; që ka të bëjë me onomastikën. Fjalësi onomastik. Fjalor onomastik. Studime onomastike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë