Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OMBRÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Çadër dore që hapet e mbyllet dhe që shërben për t’u mbrojtur nga shiu a nga dielli; çadër. Ombrellë shiu (dielli). Hapi (mbylli) ombrellën.
2. fig. Mbrojtje, strehë. Është në ombrellën e të vëllait e mbron, e ruan, kujdeset i vëllai.
3.Tufë lulesh, bishtat e të cilave dalin nga i njëjti vend dhe zgjaten njëlloj; tërësia e degëve të disa pemëve, e cila ka trajtë të rrumbullakët; diçka që ka trajtën e çadrës. Ombrellë e thjeshtë (e përbërë). Ombrella e kërpudhës. Ombrella e pemëve (e pishave) kurora e pemëve. Ombrella e bombës atomike pjesa e sipërme e tymit të bombës atomike, që hapet si kërpudhë.
4. Mbrojtje kundër goditjeve që mund të vijnë nga lart. Ombrellë ajrore. Ombrellë atomike mbrojtje nga sulmet me armë bërthamore, të cilën gjoja ua sigurojnë superfuqitë vendeve të tjera që nuk i kanë këto armë, duke synuar t’i mbajnë të çarmatosura e të nënshtruara.
✱ Sin.: çadër, hijëz, mbrojtje, strehë.
♦ Iu bë ombrellë (dikujt) e mori në mbrojtje, e ruajti nga goditjet e të tjerëve; iu bë jorgan. (Është, rri) nën ombrellën (e dikujt) është nën mbrojtjen e dikujt; e ka marrë (e mban) nën sqetull (dikush).
OMBRÉLLËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Umbellula) Lulesë e vogël në trajtë ombrelle, me lule të vendosura në mënyrë rrezore mbi kërcell të barabartë në gjatësi; lulesë e vogël bren…
Shfaq përkufizimin e plotë →OMBRELLÓR,~E mb. Që e ka formën a pamjen e ombrellës. Lule ombrellore. Ka kurorë ombrellore. Formë të rregullt ombrellore. Sistem mbrojtës ombrellor.
Shfaq përkufizimin e plotë →OMBRELLÓRE,~T f. vet. sh., bot. (lat. Umbelliferae). Familje e bimëve ombrellore si karota, majdanozi etj. Ombrelloret shpesh tërheqin insekte polenizuese për shkak të formës së ty…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë