Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OKÚLT,~E mb. Që është i fshehtë, i padukshëm, ose i mbuluar. Qëllime okulte. Ka vendosur në kushte okulte. Gjak okult (mjek.) gjak i fshehtë, që nuk dallohet me sy të lirë.
2. Që është jashtë perceptimit të zakonshëm, i panjohur për mendjen e zakonshme, ose që qëndron përtej shkencës tradicionale; mistike, e mbinatyrshme ose magjike. Shkenca okulte. Forcë okulte. Doktrina okulte mësime ose besime që merren me forca të fshehta ose të mbinatyrshme. Rite okulte ceremoni të fshehta shpirtërore ose mistike.
OKULTIST,~E mb. Që lidhet me okultizmin; i okultizmit. Premisa magjike dhe okultiste. Në traditën bashkëkohore okultiste të perëndimit. Pjesë e rrjedhës okultiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →OKULTÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që merret me okultizëm, ithtar dhe përkrahës i okultizmit. Ishte filozof, prift, kozmolog dhe okultist italian. Ishte një nga okultistët më të famshëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →OKULTÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që merret me okultizëm, ithtare dhe përkrahëse e okultizmit. Në shikim të parë duket okultiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →OKULTÍZ/ËM,~MI m. Sistem besimesh dhe praktikash që lidhen me forca të fshehta, misterioze apo të mbinatyrshme, që zakonisht janë të padukshme ose të panjohura për shumicën e njerë…
Shfaq përkufizimin e plotë →OKULÁR,~E mb. 1. mjek. Që që ka të bëjë me syrin ose shikimin. Ndërhyrje kirurgjikale okulare. Sëmundje okulare. Simptomat e murtajës okulare.2. Që është parë a është dëshmuar me s…
Shfaq përkufizimin e plotë →OKULÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesë e një instrumenti optik (si mikroskopi, teleskopi apo dylbitë) që vendoset pranë syrit dhe përmes së cilës shikohet objekti; lentja përmes së cilës v…
Shfaq përkufizimin e plotë →OKULÍST,~E mb. Që lidhet me okulistin, që është okulist. Mjek okulist. Mjeke okuliste. Kirurg okulist.
Shfaq përkufizimin e plotë →OKULÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Mjek i specializuar që diagnostikon dhe trajton sëmundjet e syve, si dhe përshkruan syze ose trajtime për shikimin; mjek sysh. Dhoma e okulistit. Vi…
Shfaq përkufizimin e plotë →OKULÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Mjeke e specializuar që diagnostikon dhe trajton sëmundjet e syve, si dhe përshkruan syze ose trajtime për shikimin; mjeke sysh. Okuliste e zonja…
Shfaq përkufizimin e plotë →OKULISTÍK,~E mb., mjek. Që lidhet me okulistikën, i okulistikës. Diagnostikim okulistik. Repart okulistik. Klinikë okulistike.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë