Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OKSIDÚES,~I mb., kim. 1. Që shkakton oksidim, që lidhet me oksidimin; që shkakton ose lehtëson procesin e oksidimit. Substancë oksiduese. Veti oksiduese. Tretësirë oksiduese. Reagim oksidues. Proces oksidues. Ajri është një faktor oksidues që ndikon në ndryshkjen e hekurit.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Oksigjeni (O₂) është një nga oksiduesit më të zakonshëm. Shërben si oksidues. Djegia e një karburanti ndodh me një oksidues. Oksiduesit përdoren për zbardhje, dezinfektim etj.
OKSIDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., kim. Që mund të oksidohet; që është i prirur të hyjë në reaksione oksidimi; që mund të ndryshket, të zërë ndryshk; kund. i paoksidueshëm. Metal i oks…
Shfaq përkufizimin e plotë →OKSIDÚAR (i, e) mb., kim. Që është oksiduar; që ka reaguar me oksigjenin dhe ka ndryshuar pamje (zakonisht ka ndryshuar ngjyrë, është zbehur, ose ka marrë një shtresë të ndryshkur)…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë