Fjalori
OFSHAMË

OFSHÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rënkim i thellë; psherëtimënxjerrim kur kemi një dhimbje a një vuajtjemadhe shpirtërore; dhimbje a vuajtje e thellë shpirtërore. Ofshamë e thellë (e fortë). Ofshamë dëshpërimi (malli). Në mes të ofshamave. Lëshoi (nxori) një ofshamë. Ishte një e qarë me ofshamë. E shoqëron me një ofshamëtrishtë.
2. Mallkimi i një njeriu, të cilit i kanë bërë keq, nëmë. Ofshama e nënës. E zëntë ofshama e saj! I lëshoi një ofshamërëndë sikur ta kishte armikbetuar.
Sin.: psherëtimë, rënkim, rënkimë, mallkim, nëmë.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: OFSHAJ
OFSHAJ

OFSHÁ/J vep., ~VA, ~RË 1. jokal. Rënkoj thellë e psherëtij, kur kam një dhimbje a një vuajtjemadhe shpirtërore. Ofshante thellë. Dridhen dhe ofshajnë të trembura.
2. kal. Mallkoj dikë, nëm. Plaku i bërtiti dhe e ofshau. Ofshante gurë e drurë për atë që i kishte ndodhur.
Sin.: psherëtij, rënkoj, mallkoj, nëm.


Rezultate të ngjashme

OFSHÁMËS,~E mb. Që ofshan; që shpreh shpesh trishtim, ankth ose mallëngjim me ofshama; ai që psherëtin. Poeti shfaqet si një ofshamës i kohës. Ofshamës i shpirtit njerëzor.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.