Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OBORRTÁR,~E mb. Që lidhet me oborrin mbretëror ose me oborrtarët, i oborrit a i oborrtarëve; që përbëhet nga oborrtarë; që është karakteristik për oborrtarët. Shoqëria oborrtare. Rrethet (qarqet) oborrtare. Historian (shkrimtar) oborrtar. Sjellje oborrtare. Stil oborrtar. Letërsia oborrtare e Rilindjes.
OBORRTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bën pjesë në rrethin e ngushtë të njerëzve të një monarku, pjesëtar i rrethit të ngushtë të një monarku. Oborrtar i mbretit. Bijë oborrtari. Oborrtarët e perandorit. Mbretërit, princat dhe oborrtarët mizorë. Intrigat e oborrtarëve.
2. fig. Ai që sillet me oborrësi.
OBORRTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që bën pjesë në rrethin e ngushtë të njerëzve të një monarku, pjesëtare e rrethit të ngushtë të një monarku. Zonja e oborrit dhe të gjithë obor…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBORRTARÍ,~A f. 1. përmb. Oborrtarët e mbretit a të perandorit.2. fig. Sjellje e një oborrtari; oborrësi. Ideal i përsosmërisë estetike të oborrtarisë. Zgjedh oborrtarinë në vend t…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë