Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OBÓRR,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend përpara ose prapa shtëpisë, i rrethuar me mur a me gardh; shesh, zakonisht i shtruar me pllaka guri etj. ndërmjet dy a më shumë ndërtesave. Oborr i brendshëm. Oborr i shtruar. Oborri i shtëpisë (i shkollës). Oborret e ndërtesave. Oborr me lule. Muret (dera) e oborrit. Shtëpi me oborr. Rri në oborr. Hyre në derë të oborrit.
2. Pallati i mbretit a i perandorit së bashku me pjesët plotësuese; përmb. tërësia e njerëzve të shtresave të larta që mban rreth vetes monarku, rrethi i ngushtë i mbretit a i perandorit. Oborri mbretëror (perandorak). Njerëzit e oborrit. U bë mjek në oborrin e Ali Pashës.
3. hist. Kopshti për përdorim vetjak dhe shpendët që mbante një familje në fshat sipas statutit të kohës. Oborri kooperativist. Bagëtitë e oborrit.
✱Sin.: shesh, pallat, kopsht.
♦ Fshin oborrin e vet (dikush) merret me punën e tij, nuk ndërhyn në punët e të tjerëve, sheh punët e veta. Bën si në oborrin e vet (dikush). 1. Sillet lirisht, pa frikë e pa druajtje; bën si në shtëpinë e vet. 2. keq. Bën ç’i do qejfi, nuk pyet njeri; s’ka turp. Hedh sytë në oborr të botës sheh se ç’bëjnë të tjerët, nuk sheh punën e vet. Humb (humbet) *rrugën (udhën) në oborr (dikush) tall.
OBORRTÁR,~E mb. Që lidhet me oborrin mbretëror ose me oborrtarët, i oborrit a i oborrtarëve; që përbëhet nga oborrtarë; që është karakteristik për oborrtarët. Shoqëria oborrtare. R…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBORRTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bën pjesë në rrethin e ngushtë të njerëzve të një monarku, pjesëtar i rrethit të ngushtë të një monarku. Oborrtar i mbretit. Bijë oborrtari. Obo…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBORRTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që bën pjesë në rrethin e ngushtë të njerëzve të një monarku, pjesëtare e rrethit të ngushtë të një monarku. Zonja e oborrit dhe të gjithë obor…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBORRTARÍ,~A f. 1. përmb. Oborrtarët e mbretit a të perandorit.2. fig. Sjellje e një oborrtari; oborrësi. Ideal i përsosmërisë estetike të oborrtarisë. Zgjedh oborrtarinë në vend t…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBORRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët pjesëtar i rrethit të një monarku, të qenët në rrethin e ngushtë të mbretit a të perandorit. Titull oborrësie.2. fig. Sjellje e hollë dhe fisn…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë