Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
OBJEKTIVÍSHT ndajf. 1. filoz. Jashtë ndërgjegjes dhe pavarësisht prej saj, para ndërgjegjes dhe pa u varur prej saj; kund. subjektivisht. Është (ekziston) objektivisht.
2. Në mënyrë objektive, ashtu siç është; pa u nisur nga interesat, nga ndjenjat ose nga qëllimet vetjake, pa u ndikuar nga ndonjë paramendim; fig. me paanësi. Gjykon objektivisht. Përcaktohen objektivisht. E vlerëson objektivisht. E pa më objektivisht.
OBJÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Çdo gjë materiale, që mund të kapet nga organet e shqisave si diçka me vete; send. Objekt i gjallë. Objektet e natyrës. Grup (grumbull) objektesh.2. Sen…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBJEKTÍV,~E mb. 1. filoz. Që ekziston jashtë ndërgjegjes dhe pavarësisht prej saj, që nuk varet nga ndërgjegjja dhe që është parësore kundrejt saj; kund. subjektiv. Bota objektive.…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBJEKTÍV,~II m. sh. ~A, ~AT Pjesë e një aparati optik, që përbëhet nga një ose nga disa thjerrëza dhe që vihet përballë një sendi, një njeriu etj. për ta parë a për ta fotografuar.…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBJEKTÍV,~III m. sh. ~A, ~AT 1. Sendi a pika ku drejtohet syri i njeriut a një aparat optik për ta parë ose për ta fotografuar. Hodhi sytë nga objektivi. Drejtoi aparatin tek objek…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBJEKTIVÍST,~E mb., filoz. Që mbështetet tek objektivizmi, që karakterizohet e përshkohet nga objektivizmi; që beson se e vërteta ekziston jashtë mendjes njerëzore, pavarësisht ndj…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBJEKTIVÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që mendon, gjykon ose vepron duke u bazuar në fakte të verifikueshme dhe në arsyetim logjik, jo në ndjesi personale; përkrahës i objektivizmit. Obj…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBJEKTIVÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që mendon, gjykon ose vepron duke u bazuar në fakte të verifikueshme dhe në arsyetim logjik, jo në ndjesi personale; përkrahëse e objektivizmit…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBJEKTIVITÉT,~I m. 1. filoz. Të qenët objektiv, karakteri objektiv; kund. subjektivitet. Objektiviteti i botës (i materies, i hapësirës dhe i kohës).2. fig. Të qenët objektiv në vë…
Shfaq përkufizimin e plotë →OBJEKTIVÍZ/ËM,~MI m. Parim shkencor, që i vlerëson dukuritë shoqërore ashtu siç janë në të vërtetë; objektivitet; prirje për të theksuar atë që është e jashtme ose e pavarur nga me…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë