Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NÝJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lak në një litar ose në një fill, i tërhequr fort e i shtrënguar; vendi ku lidhen si xhungë dy skaje të një filli a të një rripi. Nyjë e litarit (e spangos, e perit). Nyjë e kravatës (e fjongos). Lidh nyjë. Bëj nyjë. Zgjidh nyjën.
2. bot. Vendi i fryrë i një dege a kërcelli prej nga shpërthejnë gjethet; pjesë e fryrë e trungut, nga ku dalin degët; gdhe në një dru a dërrasë. Nyja e gjethit. Nyjat e drurit (e pemës). Dërrasë me nyja.
3. anat. Vendi ku lidhen dy kocka njëra me tjetrën, kyç. Nyjat e duarve (e këmbëve). Sëmundjet e nyjave. Më dhëmbin nyjat.
4. anat. Lëmsh i vogël, që formohet nga grumbullimi a ndërthurja e shumë qelizave të një indi; gungë nga fryrja ose ngurtësimi i një ene, i një indi etj. Nyjë nervore. Nyjat limfatike. Duar gjithë nyja. Nyja e fytit fikthi, arra e fytit.
5. bot. Një lloj sëmundje e rrënjëve që karakterizohet nga fryrje dhe që shkaktohet nga disa specie krimbash parazitë.
6. Vendi a pika ku bashkohen e kryqëzohen shumë rrugë. Nyjë rrugore (hekurudhore). Nyjë detare. Nyjë ujore.
7. tek. Pjesë e një mekanizmi ose e një pajisjeje, e përbërë nga disa vegla më të thjeshta të lidhura ndërmjet tyre. Nyjat dhe mekanizmat e traktorit. Prodhimi (montimi) i nyjave. Zbërthimi i nyjës në pjesë. Nyjë elektrike pika ku bashkohen disa përcjellës në një qark elektrik.
8. Tërësi pajisjesh, mekanizmash etj. që lidhen midis tyre, që kryejnë një punë të përbashkët a që prodhojnë diçka për ta përhapur në pika të tjera. Nyjë betoni (llaçi, bitumi). Nyjë hidroteknike.
9. gjuh. Pjesëz që shërben për të treguar nëse një emër ose një fjalë tjetër e barasvlershme me të është në trajtën e shquar apo të pashquar (p.sh. mali, vajza, krahu, mishtë dhe një mal, një vajzë, një krah); pjesëz që vihet përpara një emri ose një fjale tjetër të barasvlershme me të për të formuar trajtën e rasës gjinore (p.sh. pragu i derës, dritaret e shkollës, vepra të dikujt); pjesëz që hyn në ndërtimin e një tipi të pasur mbiemrash të shqipes (i kuq – e kuqe – të kuq; i përditshëm – e përditshme etj.), në ndërtimin e disa përemrave dëftorë, lidhorë, pronorë e të pakufishëm (i tillë – e tillë, të tillë; i cili – e cila – të cilët; i tij – i saj; të gjithë etj.), në ndërtimin e numërorëve rreshtorë (i parë, e dytë etj.) e të disa emrave femërorë e asnjanës (e hënë, e martë..., e bukura, e mira..., të ngrënët, të hyrët etj.), duke u vendosur përpara temës së tyre pa u shkrirë me të. Nyjë e përparme (e prapme). Nyjë shquese (joshquese). Nyjë afrie.
10. fig. Diçka që shërben si lidhje midis dy njerëzve, dy palëve a dy dukurive, lidhje. Nyjë miqësore. Nyjë lidhëse midis dy epokave.
11. fig. Pika themelore e një çështjeje a pune të ndërlikuar, që kërkon zgjidhje; thelbi i diçkaje, pika e përqendrimit. Nyjë e ngatërruar (e ndërlikuar). Nyja e kontradiktave. Nyja e çështjes (e veprimit). Nyjë që duhet zgjidhur.
12. let. Ngjarja e parë që shënon fillimin e vargut të ngjarjeve kryesore të subjektit në një vepër letrare. Nyja e një romani. Nyja e parë e dramës.
13. vjet., drejt. Neni. Nyjat e kodit.
14. det. Njësi matjeje e shpejtësisë për anijet, e barabartë me 1852 metra në orë. Anija bënte 13 nyja në orë. Ka shpejtësinë 20 nyja.
✱Sin.: nyell, komb, lëmsh, shtrëngesë, shtrëngim, bungë, gllomkë, nyjëzim, lak, araqe, verigë, vjegë, lidhje, lidhmë, thelb, themelore, gdhe, gungë, xhungë, kokël, rozë, noçkë, pisk, kyç, sy, kryqëzim, nen.
♦ M’u bë nyjë (komb) në grykë (diçka) m’u zu fryma nga një ndjenjë e fortë, nga ngashërimi, nga hidhërimi etj.; u shqetësova a u mallëngjeva shumë, sa më duket sikur më është zënë fryma; m’u bë (një) lëmsh (në grykë); m’u bë drokth (në grykë); m’u bë xhumbë (në grykë); m’u bë lak në fyt (në grykë). *Dërrasë me nyjë (me gdhe) keq. *Lëmsh me nyja (diçka). E lidh paranë nyjë (dikush) e kursen shumë paranë; është shumë dorështrënguar; e mbledh dorën grusht. Iu lidh gjuha nyjë (*komb) (dikujt). M’u lidh nyjë (jeta) m’u bë jeta e rëndë dhe e padurueshme nga ndonjë fatkeqësi që më ka ngjarë a nga ndonjë vështirësi që nuk e kapërcej dot. Nyjë gordiane libr. çështje e ngatërruar dhe e vështirë për t’u zgjidhur.
NÝJËS,~I m. sh. ~, ~IT Pika ku lidhen dy eshtra.
Shfaq përkufizimin e plotë →NYJËSÍ,~A f. Të qenët me bullunga, me nyja.
Shfaq përkufizimin e plotë →NÝJËT (i, e) mb. Që ka nyja.
Shfaq përkufizimin e plotë →NYJËTÁK,~E mb. Që është me nyja, i nyjët. Dru nyjëtak.
Shfaq përkufizimin e plotë →NYJËTÍM,~II m. sh. ~E, ~ET gjuh. Veprimi i organeve të të folurit dhe mënyra e vendosjes a e lëvizjes së tyre gjatë shqiptimit të një tingulli të gjuhës, shqiptim. Organet e nyjëti…
Shfaq përkufizimin e plotë →NYJËTÍM,~III m. sh. ~E, ~ET 1. bot. Fryrje normale ose të rastësishme të organeve të bimës, si, p.sh., tek rrënja e bathës.2. bot. Formim i një nyjeje në një vend ndërmjet dy pjesë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NYJËT/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. Shqiptoj qartë tingujt, duke vënë në lëvizje organet e të folurit në një mënyrë të caktuar, shqiptoj, artikuloj. Nuk e nyjëton dot shkronjën …
Shfaq përkufizimin e plotë →NYJËT/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nyjoj. 2. Ngjesh, dendësoj, grumbulloj, mbledh si nyje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NYJËTÓR,~E mb., bot. Që i përket nyjës ose që lidhet me nyjën.
Shfaq përkufizimin e plotë →NÝJËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. min. Përqendrim i një sasie minerali në trajtë thjerrëzash të mëdha a xhepash brenda një shkëmbi me përbërje të ndryshme. Nyjëz elipsoidale. Nyjëz në tra…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë