Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NXJÉRRJ/E,~A f. Veprimi kur nxjerr diçka. Nxjerrja e naftës (e qymyrgurit, e kromit). Nxjerrja e shtyllave. Nxjerrja e dhëmbit. Nxjerrja e të ardhurave. Nxjerrja nga varfëria.
✱Sin.: marrje, çuarje, qitje, heqje, shkulje, hedhje, lëvizje, zhveshje, zbrazje, dalje, derdhje, zbulim, largim, dëbim, përgatitje, botim, përhapje, shfaqje, qarkullim, shpërndarje, shpallje, prodhim, përftim, sigurim, paraqitje, parashtrim, kualifikim, qëmtim, gjetje, shtrim, kapërcim, shpëtim, zgjedhje, sajim, shfrytëzim, vjellje, emetim.
NXJÉRRJE,~T f. sh. Të dhënat e përpunuara nga kompjuteri, prodhim.
NXJERR vep., NXÓRA, NXJÉRRË kal. 1. E heq nga brenda, e marr nga brendësia e diçkaje dhe e vë jashtë; e bëj të dalë përjashta; qit; kund. shtie, fut, kall. Nxjerr shaminë (paratë).…
Shfaq përkufizimin e plotë →NXJÉRRME (e) mb. f. E fejuar; ndërnishane, ndërunazë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NXJÉRRUR,~IT (të) as. Nxjerrje. Të nxjerrurit prej shtëpie me dhunë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NXJÉRRË (i, e) mb. Që është nxjerrë. Me krah të nxjerrë. Mjaltë i nxjerrë në moment.✱Sin.: i shkulur, i shqitur, i hequr, i zbërthyer, i shkopsitur, i siguruar, i çuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NXJÉRRË,~T (të) as. Nxjerrje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NXJÉRRËS,~E mb. Që merr një mineral ose një lëndë nga thellësitë e tokës dhe e sjell në sipërfaqe për ta përdorur ose përpunuar. Pompë nxjerrëse. Industria nxjerrëse tërësia e degë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NXJÉRRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. tek. Vegël a mjet që shërben për të larguar ose për të hequr diçka nga një vend. Nxjerrësi i gëzhojave. 2. Ai që heq a largon diçka nga një vend; ai që…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë