Fjalori
NXITË

NXÍT/Ë,~A f. Litar i bërë me qime derri.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NXIJ
NXIJ

NXI/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. E bëj të zi, ngjyej me bojëzezë; e ndyj me të zezë a me diçkaerrët e të papastër; kund. zbardh. Nxij rrobat (fustanin, shaminë). I nxiu muret tymi (bloza). Nxij me bojë (me laps). Ia nxiu mishin (mishrat) e rrahu aq shumë sa iu mishi me njollazeza.
2. vet. v. III Bën që të marrë ngjyrëmurrme si të bronzit (për lëkurën). Ia ka nxirë lëkurën dielli.
3. fig. E paraqitkeq a me ngjyrazeza; ia ul vlerën a meritat dikujt a diçkaje, ia zmadhoj anët e dobëta a të metat; njollos. Ia nxiu punën punonjëses së re. Nxin realitetin (gjendjen). I nxinë gabimet e dikujt. Ia nxiu biografinë.
4. shak. Shkruaj. Nxin letër. - Çfarë po nxin aty?!
5. jokal. Duket i zi, shquan nga ngjyra e zezë ose e murrme. Nxin qielli. Nxin pylli i pishave. I nxinte mjekra. Nxinin muret e vjetra. Nxin misri merr ngjyrëgjelbërerrët misri kur vjen i mbarë. Nxin qyteti i braktisur.
6. jokal. Mbushet plot me diçka, sa duket si i zi. Nxin vendi nga njerëzit. Nxin qielli nga tufat e zogjve. Nxin deti nga anijet.
7. jokal., fig. Bëhem i zymtë dhe i ngrysurfytyrë. Nxintefytyrë. E kishin detyruarvinte, ndaj nxinte e sterronte.
Sin.: nxiroj, vrugoj, vrug, nxiros, sterroj, zgjyros, zeshk, zezoj, zymtoj, err, errësoj, shtrembëroj, njollos, denigroj, seroj, shkruaj, shkarravis, rrënxin, sterros, poshtëroj, murrëtehet, nxihem.
E nxin edhe *borën (dikush) përb. Ia nxiu *faqen (dikujt). Ia nxiu *fytyrën (dikujt). Ia nxiu *jetën (dikujt). Nxin *letër (dikush) mospërf. Ma nxiu (ma hëngri) *shpretkën (dikush). Ma nxiu (ma nxirosi) *zemrën (shpirtin) (dikush).


Rezultate të ngjashme

NXÍTËS,~E mb. 1. Që të shtyn të veprosh në një drejtim të caktuar; që i jep vrull e fuqi kryerjes së diçkaje. Fjalë nxitëse. Thirrjet nxitëse të tifozëve u dhanë zemër lojtarëve. S…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NXÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që shtyn dikë me fjalë a me veprime për të bërë diçka, ai që nxit të bëhet diçka, shtytës. Nxitësit e protestës (e dhunës). Nxitësit e luftës luftënxi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NXIT (NXIS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtyj dikë me fjalë e me vepra që të bëjë diçka; i jap zemër dhe ia shtoj dëshirën dikujt për të bërë një punë a për t’u marrë me diçka; kund. fre…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NXIT,~I m. Nxitim, ngut. U nis me nxit. - Ku shkon me kaq nxit?

Shfaq përkufizimin e plotë →

►NXÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e NXIT. Nxitet nga të tjerët. Sin.: joshem, tundohem, rrëmbehem, shtyhem, shpohem, ngucem, yshtem, ndizem, tërhiqem, trimërohem, ngacmohet, zgjoh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NXITÍM,~I m. 1. Veprimi kur nxitoj ose kur nxitohem. Nxitimi i punës (i një procesi). 2. Shpejtësi e madhe, veprim i shpejtë për të kryer diçka pa vonesë; vrap. Ecte me nxitim. E d…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NXÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur nxit ose kur nxitem. Nxitja e së resë (e përparimtares). Nxitja e debatit (e kritikës). Nxitja e pakënaqësive (e konflikteve). Programet e …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NXIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shtyj të ecë më shpejt; e bëj të lëvizë më shpejt. E nxitoi kalin. Nxitoi hapat. 2. E shtyj që të veprojë më shpejt se zakonisht ose sesa duhet, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NXÍTUR (i, e) mb. Që është nxitur. I nxitur nga urrejtja. I nxitur nga shoqëria e keqe.Sin.: i cytur, i shtyrë, i futur, i kallur, i vënë, i fryrë, i yshtur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NXÍTUR,~IT (të) as. Nxitje. Të nxiturit e tifozëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.