Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NXIRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E ndyj me bojë të zezë, e bëj me diçka të zezë a të papastër, e nxij. E nxirosi shaminë. Mekaniku i kishte nxirosur rrobat.
2. fig. bised. E prish keq një punë, e fëlliq fare, e katranos. E nxirosi punën. Tashti e nxirose fare.
✱Sin.: nxij, katranos, sterroj, djallos, fëlliq.
♦ Ma nxirosi (ma nxiu) *zemrën (shpirtin) (dikush).
NXIRÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E ndyj me bojë të zezë, e bëj me diçka të zezë a të papastër, e nxij. E nxirosi shaminë. Mekaniku i kishte nxirosur rrobat. 2. fig. bised. E prish keq …
Shfaq përkufizimin e plotë →►NXIRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Nxihem. U nxiros në fytyrë kur e pa.2. pës. e NXIRÓS. Puna ishte nxirosur tashmë.✱Sin.: nxihem, djallosem.♦ M’u nxiros (m’u nxi) *zemra (shp…
Shfaq përkufizimin e plotë →NXIRÓSUR (i, e) mb. 1. Që është nxirosur. Shajak i nxirosur. 2. fig. I nxirë. E nxirosura nënë!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë