Fjalori
NXIJ

NXI/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. E bëj të zi, ngjyej me bojëzezë; e ndyj me të zezë a me diçkaerrët e të papastër; kund. zbardh. Nxij rrobat (fustanin, shaminë). I nxiu muret tymi (bloza). Nxij me bojë (me laps). Ia nxiu mishin (mishrat) e rrahu aq shumë sa iu mishi me njollazeza.
2. vet. v. III Bën që të marrë ngjyrëmurrme si të bronzit (për lëkurën). Ia ka nxirë lëkurën dielli.
3. fig. E paraqitkeq a me ngjyrazeza; ia ul vlerën a meritat dikujt a diçkaje, ia zmadhoj anët e dobëta a të metat; njollos. Ia nxiu punën punonjëses së re. Nxin realitetin (gjendjen). I nxinë gabimet e dikujt. Ia nxiu biografinë.
4. shak. Shkruaj. Nxin letër. - Çfarë po nxin aty?!
5. jokal. Duket i zi, shquan nga ngjyra e zezë ose e murrme. Nxin qielli. Nxin pylli i pishave. I nxinte mjekra. Nxinin muret e vjetra. Nxin misri merr ngjyrëgjelbërerrët misri kur vjen i mbarë. Nxin qyteti i braktisur.
6. jokal. Mbushet plot me diçka, sa duket si i zi. Nxin vendi nga njerëzit. Nxin qielli nga tufat e zogjve. Nxin deti nga anijet.
7. jokal., fig. Bëhem i zymtë dhe i ngrysurfytyrë. Nxintefytyrë. E kishin detyruarvinte, ndaj nxinte e sterronte.
Sin.: nxiroj, vrugoj, vrug, nxiros, sterroj, zgjyros, zeshk, zezoj, zymtoj, err, errësoj, shtrembëroj, njollos, denigroj, seroj, shkruaj, shkarravis, rrënxin, sterros, poshtëroj, murrëtehet, nxihem.
E nxin edhe *borën (dikush) përb. Ia nxiu *faqen (dikujt). Ia nxiu *fytyrën (dikujt). Ia nxiu *jetën (dikujt). Nxin *letër (dikush) mospërf. Ma nxiu (ma hëngri) *shpretkën (dikush). Ma nxiu (ma nxirosi) *zemrën (shpirtin) (dikush).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.