Fjalori
NXEHJE

NXÉHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur nxeh apo kur nxehem a nxehet diçka; kund. ftohje. Nxehja e ujit (e trupit). Bymimi (skuqja) e metalit nga nxehja.
2. sport. Lëvizjeshpejta e të shkathëta, që bëjnë sportistët për të ngrohur muskujt para një ndeshjeje a gare. Bëjnë nxehjen. Vrapojnë për të bërë nxehjen. U futlojë pa bërë nxehjen.
Sin.: përavullim, ngrohje, zemërim.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NXEH
NXEH

NXEH vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëjnxehtë a më të nxehtë, i ngre shumë temperaturën, i jap nxehtësi; kund. ftoh. Nxeh ujin. Nxeh hekurin sa e skuq. Nxehzjarr. Nxeh mirë (shumë). E ka nxehur rërën dielli. Duhet ta nxehim edhe ca.
2. I shtie dru, qymyr etj. furrës a sobës që të bëjë zjarrmirë. E nxehu mirë sobën.
3. fig. E bëj dikë që të zemërohet shumë, e inatos, i ngre nervat. E nxehu me fjalë. - Mos më nxeh tani me këtë çështje! - Mos e nxeh!
4. jokal. Lëshon nxehtësi, jep nxehtësi. Nxeh dielli. Nxeh zjarri.
Sin.: përavulloj, ngroh, skuq, vapëtoj, zemëroj, nevrikos, inatos, djeg, zhegoj.
I nxehu (i ndezi) *gjakrat (dikush). Mos më nxeh *kryet! bised.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.